agustin kola i gezon te gjithe me mesazhin kam lot gezimi jo me dhimbjeje 68f932d418606

Agustin Kola i gëzon të gjithë me mesazhin: Kam lot gëzimi, jo më dhimbjeje…

October 22, 2025
1 minut lexim

Agustin Kola, legjenda e futbollit shqiptar kaloi momente jo të mira.

Në media u mësua lajmi se legjenda ishte shtruar në spital dhe se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte aspak e mirë.

Megjithatë kjo duket se i përket të kaluarës pasi Kola e ka rifituar gjendjen e tij si më parë dhe pritet që të dalë nga spitali brenda pak ditësh.

Në një prononcim për “TCH”, Kola dha edhe një mesazh emocionues teksa ishte i shtruar në QSUT.

“Të them të drejtën i dua shumë, jam shumë mire, këto lot më shkojnë nga gëzimi, ju dua shumë, janë lot gëzimi jo dhimbjeje.

Pa ju ça do isha unë…

Gjendja ime është shumë e mirë dhe të them të drejtën edhe doktorët janë shumë të mirë, nga infermieret, pastrueset nga të gjithë. Nuk jam tip servili i them këto gjëra nga zemra.

Të them të drejtën gatitu më kanë qëndruar, më kanë njohur, kemi qëndruar e kemi biseduar, por ndonjëherë edhe fjala të shëron.

Kisha një shqetësim stomakun prandaj duhet të bëjmë kujdes me ushqimet edhe pse unë nuk kam ndonjë ngarkesë të madhe.

Kam pas ngarkesa me sportin, por përsëri sporti është i bukur, të jep jetë”, tha Kola.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alimehmeti mandatet e drejtuesve te pd mbarojne ne pranvere binaj nuk eshte jopolitik por eshte jopartiak 68f93274b90ca
Lajmi i mëparshëm

Alimehmeti: Mandatet e drejtuesve të PD mbarojnë në pranverë, Binaj nuk është jopolitik, por është jopartiak

kancelari gjerman flet per nevojen e avancimit te dialogut kosove serbi 68f932e08bfa8
Lajmi i radhës

Kancelari gjerman flet për nevojën e avancimit të dialogut Kosovë-Serbi

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë