agjentja serbe dhe piloti kroat serpska e lidhur me rrjetin e spiunazhit te bia s se serbise 68b191675068d

Agjentja serbe dhe piloti kroat: Sërpska e lidhur me rrjetin e spiunazhit të BIA-s së Serbisë?

August 29, 2025
1 minut lexim

Një skenë e filmave 007 duket se ka ndodhur edhe në Kosovë. Fatmirësisht, një skenë e tillë u zbulua.

Piloti kroat, dhe e dashura e tij serbe nga Mitrovica e Veriut, u arrestuan nga autoritet kroate për veprën e dyshuar të spiunazhit, dhe ndaj tyre u caktua masa e paraburgimit prej një muaji.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, në emisionin “Kosova Today”, tha se çështja është tejet sensitive, derisa fatkeqësisht, sipas tij, është se vendet po shikojnë punët e veta, e jo bashkëpunimin.

“Ndërsa siguria nacionale më së shumti është cenuar në Kosovë”, tha Ibishi.

Këtë zhvillim, Korab Blakaj e lidh me Listën Serbe, e cila vepron në Kosovë.

Këto të gjitha për mendimin tim argumentojnë ose janë argumente shtesë të asaj që kemi thënë edhe më herët, që Lista Serbe nuk është organizatë politike e cila mbron ose avancon të drejtat e serbëve në Kosovë, por më tepër ësjtë organizatë apo instrument i shtetit të Serbisë, dhe siç po dëshmohet në këtë ngjarje të fundit, ajo është edhe qendër e spiunazhit në dobi të BIA-s serbe”, u shpreh Blakaj.

Derisa rastin në fjalë, Blakaj thotë se është tejet shqetësues, por jo i pakapshëm nga organet e Kosovës.

Nga ana tjetër, Esad Çollaku,  i cili jeton dhe vepron në Kroaci, thotë se piloti i dyshuar kroat, ka kohë të gjatë që është nën vëzhgime nga ushtria atje.

Derisa eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se AKI ka marrë informacione në televizion.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

klubi anglez ngulmon per frattesin 68b1916117311
Lajmi i mëparshëm

Klubi anglez ngulmon për Frattesin

emri goditi me thike dy persona dhe me pas perplasi me makine njerin prej tyre arrestohet 35 vjecari i shpallur ne kerkim 68b1920a02ef3
Lajmi i radhës

EMRI/ Goditi me thikë dy persona dhe më pas përplasi me makinë njërin prej tyre, arrestohet 35-vjeçari i shpallur në kërkim

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë