agim ibrahimi pritet te emerohet drejtor sportiv i kf partizani 696023f6316b3

Agim Ibrahimi pritet të emërohet drejtor sportiv i KF Partizani

January 8, 2026
1 minut lexim

Agim Ibrahimi pritet të marrë postin e drejtorit sportiv te KF Partizani nga Tirana, një lëvizje që pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. Klubi i kuq synon të forcojë strukturat drejtuese, ndërsa zgjedhja e Ibrahimit vjen si pjesë e këtij projekti.

Ish-futbollisti i njohur ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në futbollin shqiptar gjatë karrierës së tij aktive.

Ai ka veshur fanellat e Kukësit dhe Dinamos, duke u shquar për përvojën dhe profesionalizmin në fushë.

Pas mbylljes së karrierës si futbollist, Ibrahimi ka vijuar të jetë i angazhuar në futboll edhe në role drejtuese.

Më herët, ai ka ushtruar detyrën e drejtorit sportiv te KF Tirana, ku ka fituar eksperiencë të vlefshme në menaxhimin sportiv dhe ndërtimin e skuadrës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ironike ajo qe ndodh me zjarrin ne tirane sinoptikantja porja tregon se kur do vije rrebeshi i radhes 69602394c21a5
Lajmi i mëparshëm

“Ironike ajo që ndodh me zjarrin në Tiranë”- Sinoptikantja Porja tregon se kur do vijë rrebeshi i radhës

per here te pare ne vite kjo kompani eshte me e vlefshme se apple 696024ceb42eb
Lajmi i radhës

Për herë të parë në vite, kjo kompani është më e vlefshme se Apple

Të fundit nga

ShkoLartë