agim ademi synim i perbashket i ketij edicioni rritja e shikueshmerise 68a06e0341036

Agim Ademi: Synim i përbashkët i këtij edicioni – rritja e shikueshmërisë 

August 16, 2025
min lexim

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, uron një kampionat sa më të mirë në edicionin 2025-2026.

“Kjo fundjavë shënon fillimin e edicionit të ri të garave të futbollit në vendin tonë. FFK me të gjitha organet e saj i ka bërë përgatitjet e duhura për një kampionat sa më të mbarë, me lojë të ndershme dhe garë të rregullt. 

Nga ky edicion fillojmë me zbatimin e plotë të platformës dixhitale “My FFK”, përmes të cilës të gjitha të dhënat nga ndeshjet e futbollit do të jenë të qasshme jo vetëm për klubet dhe zyrtarët e ndeshjeve, por edhe për opinionin e gjerë. Me këtë sistem e rrisim tutje nivelin e organizimit dhe transparencën në të gjitha ndeshjet që zhvillohen nën ombrellën e Federatës. 

E sigurisht krahas nesh edhe klubet i kanë bërë përgatitjet e duhura dhe janë të gatshme për t’i hyrë garës në arritjen e objektivave të tyre. 

Synim i përbashkët i këtij edicioni duhet të jetë rritja e shikueshmërisë. Futbolli luhet për tifozët. Ata i japin atij ngjyrat e spektaklit.

Kur zëri i tyre jehonë në stadiume ndeshjet janë më madhështore, motivi i futbollistëve maksimal dhe loja në fushën e gjelbër në një nivel tjetër. 

Prandaj, duhet punuar edhe më shumë në këtë drejtim, në mënyrë që dashamirët e futbollit të jenë në numër sa më të madh në tribunat e stadiumeve dhe të jenë, siç thuhet, lojtari i 12-të i klubeve të tyre të zemrës. Këtë e arrijmë me organizim të mirë, me kulturë të lartë sportive, respekt ndaj rivalit dhe me “fair-play”.

Futbolli ynë vit pas viti ka shënuar rritje. Sivjet na pret një garë e fortë jo vetëm në Albi Mall Superligë, por edhe në Raiffeisen Ligën e Parë, e cila rikthehet në formatin e saj të një lige unike. 

Rivaliteti i skuadrave me traditë, por edhe atyre që duan të lënë gjurmë e të bëjnë histori premton kampionat me emocione të shumta.

Prandaj, duke ua uruar edicionin e ri të gjitha klubeve, futbollistëve, tifozëve, sponsorëve, mediave por edhe zyrtarëve të të gjitha organeve të Federatës, besoj që ky kampionat të prodhojë sa më shumë futboll cilësor, spektakël, garë të rregullt e rivalizuese dhe sa më pak lëndime të futbollistëve. 

Vetëm në këtë mënyrë kontribuojmë gjithsecili për ngritjen e mëtejme të futbollit tonë dhe rritjen e entuziazmit për këtë lojë që të gjithë e duam dhe na bashkon.

Qoftë një edicion i suksesshëm, e ju priftë e mbara!”, shkruan Ademi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tkurret numri i nxenesve 11 mije nxenes me pak armik emigrimi ciftet tendence per te pasur vetem nje femije 68a06d8b10078
Lajmi i mëparshëm

Tkurret numri i nxënësve! 11 mijë nxënës më pak, “armik” emigrimi! Çiftet tendencë për të pasur vetëm një fëmijë

kosova rrit numrin e aktakuzave per krime lufte serbia akuzohet per mosveprim 68a06e0685154
Lajmi i radhës

​Kosova rrit numrin e aktakuzave për krime lufte, Serbia akuzohet për mosveprim

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë