agim ademi nje nate tjeter magjike per futbollin e kosoves 690d319519060

Agim Ademi: Një natë tjetër magjike për futbollin e Kosovës

November 7, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar skuadrën e Dritës për fitoren historike ndaj Shelbourne në Conference League.

Ai tha se edhe njëherë u dëshmua se me punë, organizim dhe pasion mund të arrihen suksese edhe në arenën evropiane.

Kujtojmë që Kampioni i Kosovës, shënoi fitore ndaj skuadrës Irlandeze me rezultat 1:0, ku golashenues ishte Almir Ajzeraj.

”Urime Drita FC fitorja e parë historike në fazën e ligës të UEFA Conference League!

Një natë tjetër magjike për futbollin e Kosovës dhe për FC Drita!

Kampioni ynë ka shkruar historinë duke realizuar fitoren e parë në fazën e ligës në UEFA Conference League dhe atë në udhëtim ndaj Shelbourne, me rezultat 0:1, në kuadër të xhiros së tretë të kësaj gare.

Goli i artë nga Almir Ajzeraj në minutën e 57-të vulosi një sukses të jashtëzakonshëm, që pa dyshim do të mbahet mend gjatë jo vetëm në historinë e klubit gjilanas, por në tërësi në futbollin tonë.

Kjo fitore është rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe besimit të palëkundur të futbollistëve, stafit teknik dhe drejtuesve të klubit, por edhe dëshmi e rritjes së nivelit të kampionatit tonë.

Drita po dëshmon se me punë, organizim dhe pasion mund të arrihen suksese edhe në arenën evropiane.

Përgëzime për kampionët tanë, shpresojmë se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri të futbollit të Kosovës.

Ju lumtë kampionë, krenar me ju!”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

belinda balluku nen hetim nga spak malaj duhet te merrej e pandehur edhe per ndikim te paligjshem 690d313502f6f
Lajmi i mëparshëm

Belinda Balluku nën hetim nga SPAK, Malaj: Duhet të merrej e pandehur edhe për “ndikim të paligjshëm”

ceku merr mbeshtetje te fuqishme nga kurti suksese hajro prishtina te pret 690d31a16a798
Lajmi i radhës

Çeku merr mbështetje të fuqishme nga Kurti: Suksese Hajro, Prishtina të pret!

Të fundit nga

ShkoLartë