afrona kurorezon dashurine dhe partneri i saj nuk eshte i panjohur 6af067543df89

Afrona kurorëzon dashurinë dhe partneri i saj nuk është i panjohur

November 8, 2026
1 minut lexim

Afrona Dika ka surprizuar ndjekësit me lajmin e martesës!

Përmes një kolazhi fotografish të publikuara në Instagram, ajo ka ndarë momente nga dita e veçantë, duke zbuluar edhe mashkullin me të cilin ka vendosur të kurorëzojë dashurinë.

E bashkëshorti i saj nuk është aspak i panjohur për publikun!

Bëhet fjalë për biznesmenin James Dyer Smith, një emër që ishte përfolur edhe më herët për lidhjen me Afronën.

Romanca e tyre u bë publike në vitin 2023. James është biznesmen në Zvicër, i angazhuar në fushën e dizajnit të interierit.

Megjithatë, disa muaj pas publikimit të lidhjes, në media u raportua se dyshja i kishin dhënë fund romancës.

Por historia e tyre nuk kishte përfunduar aty!

Siç mëson Prive By LS, Afrona dhe James janë ribashkuar prej kohësh, duke zgjedhur që këtë kapitull të marrëdhënies ta mbajnë larg syrit të publikut.

Tani, përmes fotografive të martesës, ata kanë vendosur ta bëjnë publike vazhdimësinë e historisë së tyre të dashurisë, duke nisur një kapitull të ri së bashku.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsdm kerkon hetim ndaj mickoskit per hyrjen e alta bankes ne maqedoni 6af0675175159
Lajmi i mëparshëm

LSDM kërkon hetim ndaj Mickoskit për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë