3 000 studente perfitojne bursa aplikimi deri me 20 nentor per here te pare edhe per studentet me aftesi te kufizuara 6af0822836fb2

3.000 studentë përfitojnë bursa, aplikimi deri më 20 nëntor – për herë të parë edhe për studentët me aftësi të kufizuara

November 8, 2026
1 minut lexim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë gjithsej 3.000 bursa për studentët për vitin akademik 2026/2027. Afati i aplikimit është deri më 20 nëntor, ndërsa aplikimi bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike, përmes portalit zyrtar e-uslugi.mon.gov.mk.

Këtë vit është paraparë një model i ri i shpërndarjes së bursave, ku për herë të parë janë përfshirë edhe kategori të veçanta për studentët me aftësi të kufizuara dhe ata që vuajnë nga sëmundje të rralla, me nga 50 bursa për secilën kategori.

Sipas ndarjes së paraparë:

1.200 bursa për mbështetje sociale;

1.050 bursa për drejtimet strategjike, si matematika, fizika, kimia, bujqësia, pylltaria, biologjia mësimore dhe xehetaria;

750 bursa për studentët me sukses të lartë akademik, me notë mesatare së paku 8.50.

Bursat për drejtimet strategjike kapin vlerën prej 18.000 denarësh në muaj, ndërsa ato për mbështetje sociale dhe sukses akademik janë 6.050 denarë në muaj. Pagesat do të realizohen për nëntë muaj gjatë vitit akademik.

Ministria sqaron se modeli i ri synon orientimin më të mirë të mbështetjes financiare drejt nevojave të studentëve dhe përgatitjes së kuadrove në fusha me rëndësi strategjike për vendin.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afrona kurorezon dashurine dhe partneri i saj nuk eshte i panjohur 6af067543df89
Lajmi i mëparshëm

Afrona kurorëzon dashurinë dhe partneri i saj nuk është i panjohur

zemaj sfidon kurtin per 171 mjeket e kthyer nga diaspora na ofroni vetem 17 emra prej tyre 6af082806410f
Lajmi i radhës

Zemaj sfidon Kurtin për 171 mjekët e kthyer nga diaspora: Na ofroni vetëm 17 emra prej tyre

Të fundit nga

ShkoLartë