afrim gashi shpreh ngushellime per ndarjen nga jeta te ish deputetit dhe ish ministrit samka ibraimovski 6ae8d163dd91c

Afrim Gashi shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-deputetit dhe ish-ministrit Samka Ibraimovski

November 2, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Samka Ibraimovskit, ish-deputet, ish-ministër dhe një personalitet i njohur i jetës politike në vend.

Gashi ka vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në jetën parlamentare dhe institucionale, veçanërisht në përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe avancimin e të drejtave dhe pozitës së komunitetit rom.

“Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z. Samka Ibraimovski, ish-deputet, ish-ministër dhe personalitet i njohur i jetës politike në vend.

Përgjatë karrierës së tij shumëvjeçare, ai dha një kontribut të rëndësishëm në jetën parlamentare dhe institucionale të vendit, duke u angazhuar në përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe në ngritjen e çështjeve që lidhen me të drejtat, barazinë dhe avancimin e pozitës së komunitetit rom.

Kontributi dhe angazhimi i tij do të mbeten pjesë e kujtesës politike dhe institucionale të vendit.

U prehtë në paqe!”, ka shkruar Gashi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

filipce si do ti marrin pensionet 11000 pensioniste me ekspozitura te mbyllura dhe kartela qe nuk funksionojne 6ae8b7235215e
Lajmi i mëparshëm

Filipçe: Si do t’i marrin pensionet 11,000 pensionistë, me ekspozitura të mbyllura dhe kartela që nuk funksionojnë

motra e afrim zhitise ai e shihte luften per liri edhe si mundesi per te jetuar me dinjitet 6ae8d1c19d4eb
Lajmi i radhës

Motra e Afrim Zhitisë: Ai e shihte luftën për liri edhe si mundësi për të jetuar me dinjitet

Të fundit nga

ShkoLartë