adriana matoshi siguron mandatin e saj te katert si deputete 6a328b98377d1

Adriana Matoshi siguron mandatin e saj të katërt si deputete

June 17, 2026
1 minut lexim

Aktorja e njohur dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, duket se ka siguruar edhe një mandat tjetër në legjislativ, pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.

Matoshi kandidoi në këto zgjedhje me numrin 43 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke shënuar kështu herën e saj të katërt në garën për deputete.

Sipas rezultateve aktuale, ku janë numëruar mbi 97 për qind e votave, aktorja gjilanase ka arritur të sigurojë mbi 23 mijë e 300 vota, duke u renditur e 31-ta në listën e kandidatëve më të votuar të partisë së saj.

Ky rezultat pritet t’i sigurojë asaj një tjetër mandat në Kuvendin e Kosovës, duke vazhduar kështu angazhimin e saj politik paralelisht me karrierën artistike.

Megjithatë, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, Matoshi ka shënuar një rënie të dukshme të mbështetjes elektorale. Në zgjedhjet e dhjetorit, ajo kishte arritur të grumbullonte gjithsej 38,348 vota, duke u renditur në vendin e 20-të ndër kandidatët më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Pavarësisht këtij rezultati më të ulët krahasuar me ciklin e kaluar zgjedhor, Adriana Matoshi mbetet një prej figurave më të njohura publike që ka arritur të ruajë mbështetje të konsiderueshme në skenën politike kosovare.

E njohur fillimisht për sukseset e saj në aktrim, Matoshi prej vitesh është pjesë aktive e jetës politike në vend, duke qenë një nga figurat më të komentuara dhe më të ndjekura në radhët e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

g7 i jep ukraines nje shtyse premtojne me shume arme dhe ndihme financiare 6a328a91c0793
Lajmi i mëparshëm

G7 i jep Ukrainës një shtysë, premtojnë më shumë armë dhe ndihmë financiare

Л2
Lajmi i radhës

Kostovski: Kolonia Ndërkombëtare e Artit “Lubancë 2026” vazhdon traditën 16-vjeçare në Komunën e Butelit

Të fundit nga

ShkoLartë