adnan azizi ali ahmetit ne vend qe te reflektoni pas humbjes po i fyeni shqiptaret 68fbb7f3280a3

Adnan Azizi – Ali Ahmetit: Në vend që të reflektoni pas humbjes, po i fyeni shqiptarët!

October 24, 2025
1 minut lexim

Shefi i shtabit të koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili sipas tij ka ofenduar shqiptarët që votuan për opozitën.

Në një postim në rrjetet sociale, Azizi ka theksuar se në vend që drejtuesit e BDI-së të tregojnë “pak burrni” pas humbjes së thellë në zgjedhjet e fundit, ata kanë zgjedhur të fyejnë votuesit shqiptarë.

“Në vend që të tregonin pak burrni pas humbjes 11:1, të reflektojnë dhe të reformohen, gjithë ata shqiptarë që votuan VLEN-in i quan të sëmurë me sindrom të Gazimestanit,” – ka shkruar Azizi.

Duke iu referuar deklaratave të mëhershme të Ahmetit, Azizi kujtoi se ky nuk është hera e parë që kreu i BDI-së përdor fjalor ofendues ndaj kundërshtarëve politikë.

“Herën e parë i quajti çakej, lakej, zagarë dhe fituat vetëm 1 komunë. Tani do t’i humbni të gjitha me rezultat edhe më të thellë, bile në Tetovë humbjen do ta keni me 10 mijë vota diferencë,” – shtoi ai.

Sipas Azizit, shqiptarët tashmë kanë dhënë verdiktin e tyre politik dhe nuk i pranojnë më fyerjet e BDI-së.

“Shqiptarët e dhanë verdiktin, nuk i durojnë sharjet, fyerjet dhe ofendimet tuaja,” – përfundon reagimi i tij.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas makedonski brodit edhe kandidati i pavarur ne mogille terhiqet nga gara 68fbb7564d5e3
Lajmi i mëparshëm

Pas Makedonski Brodit, edhe kandidati i pavarur në Mogillë tërhiqet nga gara

i dha ndihmen e pare te aksidentuarve ne tirane proda nderon efektivin me certifikate 68fbb9559ad13
Lajmi i radhës

I dha ndihmën e parë të aksidentuarve në Tiranë, Proda nderon efektivin me certifikatë

Të fundit nga

ShkoLartë