ademi takoi presidentin infantino ne doha 69419933b367d

Ademi takoi presidentin Infantino në Doha

December 16, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës,Agim Ademi, po qëndron në Doha të Katarit, ku po merr pjesë në një sërë aktivitetesh të rëndësishme të organizuara nga FIFA.

Në kuadër të këtij qëndrimi, presidenti Ademi u takua me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, me të cilin zhvilloi një bisedë konstruktive lidhur me zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe projektet strategjike që FFK synon t’i realizojë në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit me FIFA-n dhe UEFA-n, me qëllim të rritjes së standardeve, krijimit të mundësive të reja dhe mbështetjes së talenteve të reja kosovare.

Po ashtu, në Doha u mbajt mbledhja e parë inauguruese e Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s, ku presidenti Ademi mori pjesë si anëtar i këtij organi të rëndësishëm me mandat katërvjeçar. Angazhimi i tij në këtë komitet përbën një vlerësim të rëndësishëm për Kosovën dhe futbollin e saj, duke forcuar më tej praninë dhe zërin e FFK-së në mekanizmat vendimmarrës ndërkombëtarë.

Presidenti Ademi ka shprehur përkushtimin e tij për të dhënë kontribut maksimal, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm të futbollit dhe krijimit të kushteve sa më të mira për brezat e rinj.

Sonte në mbrëmje, presidenti i FFK-së do të marrë pjesë edhe në ceremoninë prestigjioze “The Best” të FIFA-s, një gala ku nderohen më të mirët e futbollit botëror dhe që mbledh rreth 800 të ftuar nga mbarë bota e futbollit, përfshirë presidentin e FIFA-s, drejtues federatash e klubesh, si dhe legjenda të këtij sporti.

Ndërkohë, nesër presidenti Ademi do të ndjek nga afër edhe finalen e Kupës Interkontinentale ndërmjet PSG-së dhe Flamengos.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spak kerkon arrestimin e belinda ballukut zbardhet shkresa drejtuar kuvendit per heqjen e imunitetit te deputetes 694198dbb0bc4
Lajmi i mëparshëm

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, zbardhet shkresa drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetes

chat gpt ndalon perdorimin per te miturit deri ne 15 vjec ja arsyeja 69419a0e38ba1
Lajmi i radhës

Chat GPT ndalon përdorimin për të miturit deri në 15 vjeç, ja arsyeja

Të fundit nga

ShkoLartë