ademi ishte nje ndeshje si nje stervitje e forte 68c20c1e94b39

Ademi: Ishte një ndeshje si një stërvitje e fortë

September 11, 2025
1 minut lexim

Shkëndija kalon në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, duke mundur 9:0 skuadrën Jeni Maale nga Manastiri, ekip që garon në Ligën Komunale.

Tre herë Mazari, F. Ramadani,  Ceka pen., Ademi, Latifi dhe dy herë Krasniqi shënuan golat për fitoren e Shkëndijës. 

Pas këtij kualifikimi ka folur sulmuesi i Shkëndijës, Fiton Ademi.

Fiton Ademi: “Fillimisht e uroj ekipin e Jeni Males për respektin që na bënë. Ne e kishim të patjetërsueshme që të kualifikohemi dhe ne e bëmë detyrën tonë. Mendoj që i respektuam.”

…kualifikimi…

Fiton Ademi: “Siç thash ne e kishim të detyrueshëm kualifikimin. Nuk ishte një ndeshje e vështirë, ishte një stërvitje pak më e fortë. Për ato ishte më shumë qejf për shkak se luanin ndaj kampionit të Maqedonisë dhe me ekipin që ka hyrë në grupet e Ligës së Konferencës. Mendoj se ata këtë ndeshje e kishin më shumë argëtim.”

…të premten Bashkimi…

Fiton Ademi: “Bashkimi rikthehet pas 17 vitesh në Tetovë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë, por qëllimi jonë janë vetëm tre pikë dhe shpresoj të ia arrijmë”..

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

balliu pd aleati me i besueshem ne betejen kunder karteleve te droges berisha i ka denoncuar me emra 68c20bb990242
Lajmi i mëparshëm

Balliu: PD, aleati më i besueshëm në betejën kundër karteleve të drogës! Berisha i ka denoncuar me emra

agk citon prokurorin vajzat e presidentes nuk u
Lajmi i radhës

AGK citon Prokurorin: Vajzat e presidentes nuk u xhiruan!

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e shtunë 10 janar 2026

Dashi Partneri juaj do jete shume misterioz gjate kësaj dite kjo do ju beje te dyshoni për te. Mos bëni gjera te gabuara qe mund te prishin harmoninë. Beqaret nuk duhet te
ShkoLartë