adelina cipa nuk jam kunder lojtareve te huaja ato sjellin nje cilesi ne ligen tone 6904bbf3ac61b

Adelina Çipa: Nuk jam kundër lojtareve të huaja, ato sjellin një cilësi në ligën tonë

October 31, 2025
min lexim

Basketbolli femëror po shënon rritje graduale në vitet e fundit në Kosovë.

Liga shkollore është e domosdoshme në basketbollin femëror, këtë e tha dje ish basketbollistja e njohur Anduena Rifati. 

Me mendimin e Anduenës pajtohet edhe ish basketbollistja e mirënjohur Adelina Çipa.

Viteve të fundit defilojnë shumë lojtare nga jashtë nëpër klubet tona dhe e kanë rritur nivelin, por kërkohet që mos të lihen anash edhe talentet tona, të investohet më shumë që të kemi brumin tonë cilësorë.

Çipa ka folur për të gjitha nga pak përkitazi për basketbollin tonë.

 “Duke u ndërlidhur me bashkëlojtaren time të viteve të sakrificës Anduena Rifatin me të cilën ende sot e kësaj dite a vazhdojmë miqësinë, deshta të shprehem se të gjitha të thënat qëndrojnë.

Tani ka mënyra të ndryshme se si të realizohet ngritja në praktikë e cilësisë së lojtareve vendore.

Kur flas për cilësinë dua ta ceki që ekipet duhet të punojnë edhe më shumë në rritjen e numrit të lojtareve vendore dhe rritjen e viteve të marrjes së tyre me basketboll.

Pra, mos të mbetemi me faktin që një lojtare të zhvillohet teknikisht, taktikisht dhe fizikisht dhe kur e arrin nivelin që mund të japë shumë për ekipin, vjen deri te ndërprerja e aktivitetit”, thotë Çipa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Çipa kujton edhe historinë sportive të basketbollit në vitet e 90-ta dhe ka përmendur edhe disa lojtare që lanë gjurmë.

 “Gjatë viteve të 90-ta në klubet tona kishim lojtare të cilat ishin në fillet e karrierës dhe që e bartën një barrë të madhe dhe vazhduan tutje duke mos e pas problem moshën apo ndonjë barrierë tjetër.

Do t’i përmendi disa emra: KB Bashkimi Advije Berisha, Linda Simitçiu, Anduena Rifati, Neshe Arapi, Ajxhan Vaganxhi, Violeta Bytyqi.
Nuk mund ta anashkaloj Arta Durakun e KB Vëllaznimit e cila ishte bartëse e lojës së Vëllaznimit e madje vlen té ceket edhe transferimi i saj dhe kontributi në KB Bashkimi”
, ka nënvizuar ajo.

Ish basketbollistja e njohur ka përmendur edhe Kimete Halitin që i dha shumë këtij sporti: “Aty është gjithsesi edhe gjenerata e KB Universiteti.

Po ashtu klubi Shqiponja nga Suhareka që e kishte një gjeneratë mjaftë të mirë e që tani ky klub nuk funksionon.
Kimete Haliti nga Ferizaj një emër që i dha shumë basketbollit.

Pra gjithandej nëpër Kosovë kishte numër të madh lojtaresh dhe me cilësi vërtetë të mirë”.

Çipa thotë se nuk është kundër lojtareve të huaja, por sipas saj duhet punuar me shumë me gjeneratat e reja vendore.  

“Nuk jam kundër lojtareve të huaja, përkundrazi mendoj që ato me vehte sjellin një cilësi në ligën tonë.

Por, ardhja dhe qëndrimi i tyre është i përkohshëm. Ndërsa ne duhet të përqendrohemi në qëndrueshmëri afatgjate të basketbollit.
Mjaftë punë të mira janë bërë si në nivelin e Federatës ashtu edhe në nivelin e klubeve.

Por, duhet punë, punë dhe asgjë tjetër pos punës për të arritur suksese që e vendosin basketbollin femëror në nivelin e duhur.
Mendoj që angazhimi i ish basketbollisteve të gjeneratës time apo edhe më të vjetra do të ishte kontribut i veçantë.

Pra, klubet të bejnë kontakte me lojtaret e gjeneratave të vjetra, në mënyrë që ne t’ju rrëfejmë për historikun e klubit dhe për sukseset e klubit në të kaluarën.

Ta bëjmë së bashku një krahasim me kushtet atëherë dhe tani, numri i lojtareve vendore atëherë dhe tani, numri i klubeve në ligën e femrave atëherë dhe tani.

Ne kemi ish basketbolliste që tani i afrohen moshës 70 vjeçare, ndërsa sot mungesën e numrit të lojtareve duhet plotësuar me lojtare të huaja”, shprehet ish basketbollistja.

Sipas Çipës, liga shkollore është aset në vete dhee  domosdoshme. 

“Mendoj që liga shkollore është aset në vehte si për identifikimin e talenteve ashtu edhe për inkurajimin e vajzave të reja për tu marrë me basketboll e me sport në përgjithësi”, theksoi Çipa.

Në fund, ajo ka përmendur edhe sponsorët që po luajnë rol të madh: “Falë sponsorëve dhe institucioneve niveli i përkrahjes është rritur dhe po rritet dita ditës.

Tani mbetet që këto investime të marrin kahjen edhe më të duhur”..

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbardhet vendimi nga neser rritet cmimi i biletes per dy linja urbani dhe abonete ne kamez 6904bb965bbac
Lajmi i mëparshëm

Zbardhet vendimi/ Nga nesër, rritet çmimi i biletës për dy linja urbani dhe abonetë në Kamëz

haradinaj presidentja ka afat deri me 5 nentor 6904bc0053ba7
Lajmi i radhës

Haradinaj: Presidentja ka afat deri më 5 nëntor

Të fundit nga

ShkoLartë