abdyl bellopoja e la pa tekst janjushin ne perleshjen e beogradit nuk i la shoket ne balte 68711411bfb81

Abdyl Bellopoja e la pa tekst Janjushin! Në përleshjen e Beogradit nuk i la shokët në baltë

July 11, 2025
1 minut lexim

Abdyl Bellopoja është prej futbollistëve më interesant që mbahet mend në elitën e futbollit ish jugosllav.

Nga Flamurtari i Prishtinës shtegtoi në Cërvena Zvezda të Gjilanit dhe në verën e vitit 1986 i bashkohet radhëve të klubit me renome Prishtina.

Më 20 nëntor të vitit 1987, Bellopoja ka shënuar golin më të bukur sa ishte në klubin e Prishtinës.

Ai prej distance papritur dërgoi një goditje ku topi e puthi tokën dhe futet në rrjetë duke e lënë pa tekst portierin Sllobodan Janjush të Zhelezniçarit!

Prishtina e mposhti me rezultat 3:0 Zhelezniçarin.

E veçanta tjetër e tij ka qenë në vitin 1988 pikërisht më 19 mars në Beograd, i cili nuk i la në baltë shokët Sahit Kelmendin dhe Xhevdet Muriqin, duke u përfshirë në rrahjen masive kundër lojtarëve të Rad-it dhe ndaj futbollistit famëkeq Millosh Driziq.

Nga ana tjetër e ka edhe një peng që i ka mbetur gjatë karrierës, kur e humbi penalltinë ndaj Cërvena Zvezdës së Beogradit në Prishtinë.

Ai rrëshqiti gjatë goditjes së penalltisë, të cilën e priti portieri Davidoviq pikërisht më 13 mars të vitit 1988.

Prishtina kishte pësuar humbje me rezultat 2:3.

20 nëntor, 1987 – java e 7-të

Prishtina – Zhelezniçari 3:0

Stadiumi i qytetit në Prishtinë.
Shikues: 15.000.
Shënues: Bellopoja (25′), Gjukiq (54″) e Batroviq (78′)  
Prishtina: Zoran Lemajiq 7, Sahit Kelmendi 8 (Fahredin Duraku), Isa Sadriu 7, Gani Llapashtica 7, Sllavenko Kuzeleviq 7, Muhamed Kolenoviq 7, Zoran Batroviq 6, Mensur Nexhipi 7, Vlladisllav Gjukiq 7, Abdyl Bellopoja 8 dhe Kujtim Shala 7.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga zjarrvenia tek dhuna ne familje disa te arrestuar ne lezhe ne oret e fundit 68711399db631
Lajmi i mëparshëm

Nga zjarrvënia tek dhuna në familje, disa të arrestuar në Lezhë në orët e fundit

nga lotet e hezitimit te krenaria e madhe prinderit perjetojne diplomimin e policeve te rinj 68711414b5b1d
Lajmi i radhës

​Nga lotët e hezitimit te krenaria e madhe, prindërit përjetojnë diplomimin e policëve të rinj

Të fundit nga

ShkoLartë