abdixhiku ldk ja gati te marre timonin e kosoves jep kritika per qeverine e vv se 692dd2c63aeb4

Abdixhiku: LDK-ja gati të marrë timonin e Kosovës, jep kritika për qeverinë e VV-së

December 1, 2025
1 minut lexim

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij është më e gatshme se kurrë për të udhëhequr vendin dhe për t’i dhënë Kosovës një qeverisje të dinjitetshme.

Ai ka folur gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku ka bërë thirrje për një mesazh të qartë drejtuar qytetarëve, se Kosova ka nevojë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, më shumë se kurrë më parë.

“Nga kjo sallë duhet të dalë një mesazh i qartë për çdo qytetarë të Republikës së Kosovës, se LDK është gati, gati të marrë timonin e vendit, gati të jap qeverisje të dinjitetshme, të zhbëj dëmet e bëra, gati të sjellë standard evropiane të punës e politikës, gati ta rifitojë besimin e qytetarëve gati ta risjellë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike”, tha Abdixhiku.

Në fjalën e tij, Abdixhiku ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se kjo qeveri ka bllokuar zhvillimin e shtetit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spalletti ben bilancin vlahovic do te mungoje per 2 3 muaj david dhe openda mund te luajne se bashku 692dd2b42a25f
Lajmi i mëparshëm

Spalletti bën bilancin: Vlahoviç do të mungojë për 2-3 muaj, David dhe Openda mund të luajnë së bashku

kine problemet me anijen kozmike shenzhou 20 kthehet ne toke pa ekuipazh 692dd3929c6f7
Lajmi i radhës

Kinë/ Problemet me anijen kozmike “Shenzhou-20”, kthehet në Tokë pa ekuipazh

Të fundit nga

ShkoLartë