abdixhiku kujton berishen do kujtohet perhere per rolin e tij ne konsolidimin e shtetit te kosoves 68b1754334986

Abdixhiku kujton Berishën: Do kujtohet përherë për rolin e tij në konsolidimin e shtetit të Kosovës

August 29, 2025
1 minut lexim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar veprimtarin e madh dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, në katërvjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi, Abdixhiku thotë se Berisha ishte burrë i urtë dhe fjalëpak, personalitet që reflektonte paqe e bashkëpunim, duke shtuar se ai do të kujtohet përherë për rolin dhe kontributin e tij të pashoq në rrugën e vështirë e plot sakrifica në arritjen e lirisë, krijimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

“Sot, kujtojmë një nga personalitetet e shquara kombëtare dhe politike të Kosovës, juristin, veprimtarin e hershëm të çështjes kombëtare, nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kolë Berisha. Ai ishte jurist me profesion, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, i burgosur nga regjimi famëkeq serb. Për një kohë punoi mësues në Ujmirë dhe Gllarevë të Klinës, po ashtu ishte angazhuar nga viti 1973 si sekretar i Gjimnazit “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Me themelimin e Lidhjes Demokratike te Kosovës, ai iu bashkua radhëve të saj dhe nuk iu ndal angazhimit dhe punës fisnike në funksion të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Për shumë mandate ishte deputet, më pas edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, nënkryetar i LDK-së dhe njeri i afërt i Presidentit Rugova”, ka shkruar i pari i LDK-së.

“Si ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe ish-nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kolë Berisha ishte një shtyllë e fortë e institucioneve dhe një zë i fuqishëm për aspiratat e popullit tonë. Bashkëpunimi i tij i ngushtë me themeluesin e shtetit tonë, presidentin historik Ibrahim Rugova, mbetet dëshmi e përkushtimit të tij për idealet më të larta kombëtare. Kolë Berisha, burrë i urtë dhe fjalëpak, personalitet që reflektonte paqe e bashkëpunim, do kujtohet përherë për rolin dhe kontributin e tij të pashoq në rrugën e vështirë e plot sakrifica në arritjen e lirisë, krijimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. I përjetshëm kujtimi, për Kolë Berishën!’’.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presidenti i psg se flet per shortin e liges se kampioneve dhe perballjen me barcelonen 68b17535b6ca5
Lajmi i mëparshëm

Presidenti i PSG-së flet për shortin e Ligës së Kampionëve dhe përballjen me Barcelonën

burri i motres e shkarkoi nga puna 36 vjecari shqiptar i futet ne kompani dhe i shkaterron kamionet 15 mije euro dem dhe perfundon pas hekurave 68b175e41ce87
Lajmi i radhës

Burri i motrës e shkarkoi nga puna, 36-vjeçari shqiptar i futet në kompani dhe i shkatërron kamionët! 15 mijë euro dëm dhe… përfundon pas hekurave

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë