aak garon e vetme ne zgjedhjet e 28 dhjetorit 692cb98645897

AAK garon e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit

November 30, 2025
1 minut lexim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dorëzuar formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës pa koalicion parazgjedhor në krahasim me zgjedhjet e fundit të 9 shkurtit kur ishte bashkë me Nismën.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezei ka bërë të ditur për KosovaPress se në orën 22:00 AAK-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si subjekt i vetëm politik.

Sonte, e diel, 30 nëntor 2025, në ora 23:59 përfundojnë afatet e periudhave të ndryshme për subjektet politike lidhur me zgjedhjet e parakohshme.

Deri më tani, 19 subjekte politike, prej tyre tri koalicione kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e dhjetorit, i fundit prej tyre ishte ai i përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane, ndërsa më herët këtë e bënë edhe dy koalicionet tjera: Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Boshnjaka (DSB), Boshnjaçka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).

Partitë politike që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë: PDK, LDK, AAK-ja, Kosovaki Nevi Romani Partia, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, KDTP, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Socialdemokratska Unija – SDU, Lista Serbe Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Fjala, Nova Demokratska Stranka – NDS, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK).

Po ashtu, më 30 nëntor përfundon afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje. Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike, 24 nëntor – 7 dhjetor.

Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike, partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur, që aplikojnë për certifikim, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zymberi rron broja e ka refuzuar legian 692cb97faffa0
Lajmi i mëparshëm

Zymberi: Rron Broja e ka refuzuar Legian

sot krimi nuk ka me frike nga shteti ervin salianji reagon pas ekzekutimit ne elbasan kjo gjendje nuk ndryshon me arsyetim 692cba238981c
Lajmi i radhës

“Sot krimi nuk ka më frikë nga shteti”/ Ervin Salianji reagon pas ekzekutimit në Elbasan: Kjo gjendje nuk ndryshon me arsyetim

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë