aak cakton perfaqesuesit ne komisione vv njofton levizje te brendshme 698f40ee5c059

AAK cakton përfaqësuesit në komisione, VV njofton lëvizje të brendshme

February 13, 2026
1 minut lexim

Me 100 vota për, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar plotësimin e vendimit lidhur me përbërjen e komisioneve parlamentare.

Fillimisht, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, ka njoftuar për disa ndryshime.

“LVV propozon që në Komisinin ëpr Buxhet të ketë anëatër edhe deputeten Shqipe Meta Jusufi. Një ndryshim, deputeti Arbër Rexhaj të jetë në komisionin për cështjes e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërkohë deputeti Iliri Qeriqi në Komisionin për Mbikeqyre të AKI-së., Deputeti Valon Ramdani ën Komisionin për Ekonomi dhe deputetja Adriana Matoshi te Komisioni për Administarët Publike dhe Media.”

Ndërsa shefi i grupit të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë propozimet e kësaj partia për të gjitha komisionet.

“I propozojmë këta anëtar të komisioneve. Në komisionin për të drejtuar dhe interesin e komuniteteve, Besnik Tahiri, në komisionin për legjislacion, unë sërish, Besnik Tahiri, anëtare e komisionit për Integrim Evropian dhe për Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Time Kadrijaj, për Arsim dhe Shkencë, Besnik Tahiri. Në Komisionin për Ekonomi, prapë Besnik Tahiri, në Komisionin për Mjedis dhe në Komisionin për Shëndetësi, Albana Bytyqi. Në Komisionin për Administratë Publike dhe Media, Time Kadrijaj, për Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje, deputetja Albana Bytyqi. Në Komisionin për të drejtat e njeriu, propozohet Albana Bytyqi. Për komisionin për mbikëqyrje të financave publike, Besnik Tahiri. Në Komisionin për AKI dhe në komisionin për Kulturë, Turizëm, e Sport, Bekë Berisha. Dhe në Komisionin për Mirëqenie Sociale, Time Kadrijaj.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

protesta e opozites gjykata cakton masat per 7 te miturit e arrestuar 698f40d4241d1
Lajmi i mëparshëm

Protesta e opozitës/ Gjykata cakton masat për 7 të miturit e arrestuar

Të fundit nga

ShkoLartë