a po zhbllokohet rruga drejt be se mickoski shprehet i gatshem per bisedime me bullgarine 6a87279072055

A po zhbllokohet rruga drejt BE-së? Mickoski shprehet i gatshëm për bisedime me Bullgarinë

August 20, 2026
1 minut lexim
hristijan mickoskii 1536x1024 1

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është i gatshëm të ulet të bisedojë me palën bullgare për çështjen e futjes së bullgarëve në Kushtetutë, e cila e ka bllokuar procesin integrues të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, Mickoski thotë se duhet të ketë përpjekje diplomatike që të paraprakisht të afrohen qëndrimet mes palëve, që të mos humbet kohë me takime pa efekt. Sipas kryeministrit, deri tani nuk ka pasur iniciativë për të organizuar takim.

“Unë jam i gatshëm në çfarëdo momenti të ulem dhe të bisedoj, por takim sa për të qenë vetëm takim, ndërsa më pas të mos ketë kurrfarë efekti, nuk jam dashamirë i humbjes as të kohës sime as të kohës së tij. Pres që përpjekjet diplomatike që të gjendet zgjidhje paraprakisht t’i afrojnë pozicionet e të dyja palëve dhe nëse ka mundësi për afrim të tillë, atëherë absolutisht jam i gatshëm të ulem të bisedoj”- Hristijan Mickoski, Kryeministër. /Alsat.mk

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

harry dhe meghan rikthehen ne britani me femijet vendimi i papritur pas 6 vitesh larg mbreterise 6a87239e57397
Lajmi i mëparshëm

Harry dhe Meghan rikthehen në Britani me fëmijët, vendimi i papritur pas 6 vitesh larg mbretërisë

Të fundit nga

ShkoLartë