a i mbron dot anglia ishujt situata me ishujt falkland argjentina i ka shpresat te zemerimi i trump me britaniket 6a9d703236601

A i mbron dot Anglia ishujt? Situata me ishujt Falkland, Argjentina i ka shpresat te zemërimi i Trump me britanikët

September 6, 2026
1 minut lexim

Sa e përgatitur është Britania të mbrojë në 2026-ën një arkipelag ishujsh rreth 13 mijë km larg nga Londra, në afërsi të Antarktidës?

Në 1982, kur forcat argjentinase pushtuan ushtarakisht ishujt, ato mbroheshin nga 68 marinsa britanikë dhe 23 banorë britanikë që jetonin në ishuj dhe vepronin si forcë rezerviste. Fillimisht, Argjentina e pati pushtimin si shëtitje në park, dhe strategët ushtarakë dhe politikë argjentinas menduan se Britania nuk do të dërgonte forcat e saj në anën tjetër të botës për t’i mbrojtur ishujt, që tashmë kanë në afërsi edhe rezerva të mëdha nafte dhe po eksplorojnë me një kompani britanike dhe një izraelite për nxjerrjen e afro 1.7 miliard fuçive naftë.

U deshën 74 ditë që trupat e dërguara nga Thatcher-i të mposhtnin argjentinasit, që u dorëzuan para fuqisë ushtarake britanike. Argjentina pagoi një çmim të lartë prej 665 ushtarësh të vrarë, ndërkohë nga pala britanike humbën 255 ushtarë.

Britanikët nxorën mësime nga lufta e vitit 1982, dhe mësimi ishte se është më e vështirë të çlirosh ishujt e pushtuar sesa t’i mbrosh ata siç duhet. Për këtë arsye, sot ka një detashment ushtarak të përhershëm të vendosur nga britanikët në dy ishujt Falklands, ose Las Malvinas, siç i quajnë argjentinasit, me rreth 1500 ushtarë, ose dyfishi i trupave. Përveç këtyre, ka katër avionë luftarakë Tajfun, me avionë që i furnizojnë me karburant në ajër e që mund të operojnë nga ajri pa mbarimisht, si dhe sisteme të fuqishme radarësh.

Tajfunët britanikë janë shumë më të avancuar se avionët F16 të argjentinasve. Ndërkohë, në tokë janë instaluar sisteme të fuqishme raketore tokë-ajër, anije luftarake që patrullojnë rregullisht ishujt, si dhe një nga nëndetëset bërthamore britanike, që lundron rregullisht nën ujërat rreth ishujve Falklands.

E nëse argjentinasit do të guxonin të sulmonin sërish, do të duhet të fitonin luftën në ajër si fillim, por nëse eventualisht do të rihapej konflikti, përforcime ushtarake do të dërgoheshin menjëherë nga Britania.

Pavarësisht kërcënimeve nga presidenti argjentinas, ishujt Falklands kurrë nuk kanë qenë më të sigurt ushtarakisht sesa në ditë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mitsotakis per shqiperine ka progres por te drejtat e minoritetit grek nuk jane mbrojtur mjaftueshem 6a9d6fd0c18eb
Lajmi i mëparshëm

Mitsotakis për Shqipërinë: Ka progres, por të drejtat e minoritetit grek nuk janë mbrojtur mjaftueshëm

afrohet data e lirimit te diddy t nga burgu 6a9d70fd84557
Lajmi i radhës

​Afrohet data e lirimit të Diddy-t nga burgu

Të fundit nga

Maqedonia hyn në natë me 8 zjarre aktive

Deri në orën 18:00 janë regjistruar gjithsej 24 zjarre në ajër të hapur, nga të cilat tetë janë aktive, pesë janë nën kontroll dhe 11 janë shuar, njoftoi Qendra e Menaxhimit të
ShkoLartë