a eshte milani favoriti i ri per te fituar serie a 68df0d16331d0

A është Milani favoriti i ri për të fituar Serie A?

October 3, 2025
min lexim

Fitorja e fundit e Milanit ndaj Napolit ka bërë që tifozët kuqezinj të besojnë se skuadra e Massimiliano Allegrit duhet të konsiderohet mes pretendentëve kryesorë për titullin këtë sezon.

Napoli, që nisi edicionin e ri si kampion në fuqi, ka zhgënjyer në pesë javët e para të Serie A, duke hedhur hije dyshimi mbi mbrojtjen e titullit. Edhe pse gjatë verës investuan mbi 150 milionë euro në merkato dhe siguruan Kevin De Bruyne si lojtar të lirë nga Manchester City, skuadra e Antonio Contes ka pësuar tashmë dy humbje – kundër Cityt dhe Milanit.

Pas javës së pestë, Milan, Napoli dhe Roma ndajnë kryesimin e tabelës me nga katër fitore dhe një humbje secila. Kuqezinjtë triumfuan ndaj Napolit në “San Siro”, duke rritur bindjen se mund të pasojnë shumë shpejt Napolin si kampionë të Italisë në sezonin 2025-26.

Emërimi i Allegrit dhe klasi i pakontestueshëm i Luka Modric në mesfushë kanë ringjallur Milanin pas një sezoni zhgënjyes nën drejtimin e Paulo Fonsecës dhe Sergio Conceiçaos.

“Napoli pati një merkato të rëndësishme dhe mbetet favorit për titullin. Conte është mjeshtër për të nxjerrë maksimumin nga lojtarët e tij. Në 26 ndeshjet e fundit kanë fituar 18 herë. Vit pas viti, Milani gjithmonë ka humbur në shtëpi kundër Napolit, ndaj shpresojmë t’i ndryshojmë këto statistika”.

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, zgjodhi një qasje më të matur: “Unë nuk etiketoj askënd si favorit. E di dhe e përsëris se Milan, Inter dhe Juve, për shkak të historisë, traditës dhe fuqisë financiare, kanë shkruar faqe të rëndësishme në futboll. Ata janë ekipe të forta. Kush është favorit apo jo, këtë ua lë mediave”.

Ndërkohë, Fabio Capello ka përmendur edhe një kandidat të tretë potencial për titullin, duke sugjeruar se Roma e Gian Piero Gasperinit mund të jetë surpriza e këtij edicioni.

Krahasuar me Romën, Milani ka një avantazh të madh: këtë sezon nuk do të luajë në asnjë kompeticion evropian. Mungesa e ndeshjeve gjatë javës mund të rezultojë vendimtare në rrugën drejt Scudettos, ashtu si ndodhi me Napolin sezonin e kaluar, kur e mbyllën kampionatin me vetëm 82 pikë – një më shumë se Interi finalisti i Champions League. Pyetja që shtrohet është: a do të përsëritet historia këtë sezon?.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ps behet gati per fushaten rama mbledh strukturat e tiranes 68df0cb506961
Lajmi i mëparshëm

PS bëhet gati për fushatën, Rama mbledh strukturat e Tiranës

imeri ldk ka qendruar anemike ndaj konstituimit te kuvendit 68df0d22f10cf
Lajmi i radhës

Imeri: LDK ka qëndruar anemike ndaj konstituimit të Kuvendit

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë