a e keshillon thaci pdk ne per bashkepunim me vv ne 69da14b871280

A e këshillon Thaçi PDK-në për bashkëpunim me VV-në?

April 11, 2026
1 minut lexim

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka refuzuar të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë lidhur me mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

I pyetur nëse do ta këshillonte partinë e tij për një bashkëpunim të tillë, Thaçi ka theksuar se fokusi i tij aktual mbetet procesi gjyqësor në të cilin po përballet.

“Prioriteti im është procesi ligjor që po kaloj. Megjithatë, ajo që mund të them është se në Kosovë të gjithë duhet t’i vendosin interesat e qytetarëve mbi interesat partiake”, ka deklaruar ai.

Thaçi aktualisht ndodhet në Hagë, ku është në pritje të vendimit të Gjykatës Speciale lidhur me akuzat për krime lufte.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump ngushtica e hormuzit do te hapet shume shpejt me ose pa iranin 69da13bf10eee
Lajmi i mëparshëm

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa Iranin

u ekstradua 2 dite me pare nga italia lihet ne burg leksi i druve 69da15a7bc234
Lajmi i radhës

U ekstradua 2 ditë më parë nga Italia, lihet në burg “Leksi i druve”

Të fundit nga

ShkoLartë