a e ka opozita nje emer per bashkine e tiranes mbyllet mbledhja me negociatoret kapri nuk vendosem kushte duam qe 68dcf656737c7

A e ka opozita një emër për bashkinë e Tiranës? Mbyllet mbledhja me negociatorët, Kapri: Nuk vendosëm kushte, duam që…

October 1, 2025
1 minut lexim

Ka përfunduar takimi i radhës i negociatorëve të PD me aleatët, për të dalë në një emër për kandidat ose kandidate për kryetare të bashkisë së Tiranës, përballë Ogerta Manastirliut të PS.

I pari që doli nga mbledhja ishte deputeti nga Partia Mundësia, Erald Kapri, i cili nuk dha emër konkret, por tha se kanë propozuar një kandidaturë jashtë partive politike.

“I kemi propozuar një emër jashtë partive politike negociatorëve të PD. Nuk kemi vënë kushte, për ne me rëndësi pranimi”, u shpreh Erald Kapri.

Ndërkohë demokrati Belind Këlliçi tha se janë dakordësuar për gjetjen e një figure që të unifikojë spektrin e opozitës, por se për pak ditë do të dalin me një emër konkret.

“Ishte një takim shumë pozitiv, jemi dakordësuar që të gjejmë një figurë që të unifikojë spektrin e opozitës, forcat politike kanë konsensusin për të dalë me një emër që të përballet me Ogerta Manastirliun. Ky është një lajm i mirë, që dakordësia në parim është arritur, kemi strukturuar emra të përveçëm.

Unë nuk kam ndërmend të dal me mera të përveçëm. Noka është në një mbledhje komisioni, është marrë ‘ok’ nga ana jonë për t’u shqyrtuar.

Shabani është këshilltar i Tiranës. Së bashku me Ilirin dhe Nokën do të jemi në takime intensive dhe brenda dy ditëve do të kemi një mbyllje të takime, informale”, deklaroi ai pas takimit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish ushtaret e uck se i bashkohen vlen it ne mbeshtetje te kandidatit per cair izet
Lajmi i mëparshëm

Ish-ushtarët e UÇK-së i bashkohen VLEN-it në mbështetje të kandidatit për Çair, Izet Mexhitit

foda e kontakton celinen 68dcf6c15eb3a
Lajmi i radhës

Foda e kontakton Celinën

Të fundit nga

ShkoLartë