a e dini se pas sa kohesh fshireset e xhamit behen te paperdorshme 687ba1057b6e8

A e dini se pas sa kohësh fshirëset e xhamit bëhen të papërdorshme?

July 19, 2025
1 minut lexim

Nuk do të teorizojmë shumë rreth rëndësisë së fshirëseve të xhamit të përparmë të veturës, por do të kalojmë menjëherë në thelb.

Klubi Gjerman i Automjeteve (ADAC) kanë dalë në përfundim përmes një hulumtimi se, pavarësisht nga intensiteti i përdorimit, fshirëset janë të gatshme për zëvendësim pas 24 muajsh.

Drita e diellit dhe faktorët atmosferikë ndryshojnë aq shumë materialin sa ai forcohet dhe humb vetitë e tij. Me fjalë të tjera, fshirëset nuk do ta pastrojnë më xhamin po aq mirë sa kur ishin të reja.

Natyrisht, gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit konsumimi është edhe më i madh për shkak të reshjeve më të shpeshta, ndaj shikoni me kujdes nëse fshirëset po e kryejnë funksionin e tyre – a e largojnë ujin apo vetëm e përhapin mbi xham?

Ndërroni fshirëset me kohë, sepse ato janë pjesë e rëndësishme e sigurisë së automjetit tuaj – sidomos nëse janë të vjetra dhe vini re se nuk e largojnë më shiun me të njëjtën efikasitet si më parë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bashkepunetori i petkoviqit qe shau e ofendoi uck ne eshte ndaluar per 48 ore elshani thote se po mbahet ne jug 687ba01915bdc
Lajmi i mëparshëm

Bashkëpunëtori i Petkoviqit që shau e ofendoi UÇK-në është ndaluar për 48 orë, Elshani thotë se po mbahet në jug

perplasja e turmes nga nje automjet ne la shkon ne 30 numri i te lenduarve 687ba1429724b
Lajmi i radhës

Përplasja e turmës nga një automjet në LA, shkon në 30 numri i të lënduarve

Të fundit nga

ShkoLartë