a do te shohim te rinj italiane ne skuadren e milanit 688a047de5f0c

A do të shohim të rinj italianë në skuadrën e Milanit?

July 30, 2025
1 minut lexim

Massimiliano Allegri ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore ndaj Perth Glory, sfida e fundit e turneut veror të Milanit.

Perth nuk është as Arsenali, as Liverpool…

Jemi në fund të turneut, kemi punuar mirë dhe duhet të luajmë seriozisht. Për ne është një test i rëndësishëm, vlen për gjendjen fizike dhe taktike, por edhe aspektin mendor. Ndaj Arsenalit dhe Liverpool-it përqendrimi vinte natyrshëm. Nesër do të shohim sa kemi përparuar në respektin ndaj kundërshtarit.

A do të shohim të rinj italianë në skuadrën tuaj?

Fjala ‘të rinj’ është e vagullt. Nëse je i mirë, luan. Ne kemi skuadër shumë të re, çka është një avantazh për të ardhmen.

Cilët janë favoritët për titullin e Serie A?

Napoli është favorit, sepse kur fiton titullin, je gjithmonë favorit. Më pas Interi, që bën një punë të madhe prej vitesh. Pastaj Juve, Atalanta, Roma, Fiorentina, Lazio… Shoh shumë skuadra për “top 4”.

Mos pjesëmarrja juaj në Europë a përbën avantazh në Serie A?
Jo. Do të stërvitemi më shumë, por mungesa në Champions është humbje e madhe për ne. Aty përballesh me më të mirët.

Modriç e Gimenez janë rrugës për në Milanello…
Do t’i bashkohen grupit. Disa të rinj do të kthehen te ‘Milan Futuro’ dhe ‘Primavera’. Estupinan? Është i fortë dhe po përshtatet mirë në një grup me vlera brenda e jashtë fushës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

denohet ish kreu i bashkise se himares ja sa vite burg do te vuaje jorgo goro i hiqet edhe e drejta per te mbajtur funksione publike 688a0405ce65f
Lajmi i mëparshëm

Dënohet ish kreu i bashkisë së Himarës, ja sa vite burg do të vuajë Jorgo Goro, i hiqet edhe e drejta për të mbajtur funksione publike

auv ndalon importin e derrave gjedheve deleve dhe dhive nga serbia 688a04811451d
Lajmi i radhës

AUV ndalon importin e derrave, gjedheve, deleve dhe dhive nga Serbia

Të fundit nga

ShkoLartë