a do te kandidoje per deputet te kuvendit te kosoves babai i granit xhakes befason me vendimin e tij 6931e3535b511

A do të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës? Babai i Granit Xhakës befason me vendimin e tij

December 4, 2025
1 minut lexim

Babai i futbollistit të njohur Granit Xhaka ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.

Në një postim të hapur, ai shprehu mirënjohjen e tij për Partinë Demokratike të Kosovës dhe udhëheqësit e saj, duke veçuar ish-kryetarin Memli Krasniqi dhe kryetarin aktual Bedri Hamza, për besimin e dhënë gjatë viteve.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe për shkak të obligimeve familjare, profesionale dhe angazhimeve në Zvicër, kam vendosur që këtë herë të mos marr pjesë në garë,” tha ai.

Ragip Xhaka kishte kandiduar për deputet edhe në zgjedhjet e kaluar, mirëpo nuk kishte marrë votat e mjaftueshme për të zënë një vend në Kuvend.

Ai gjithashtu falënderoi qytetarët që e kanë votuar në të kaluarën, duke theksuar se mbi 18,000 vota janë një përgjegjësi dhe mirënjohje që do ta mbajë gjithmonë me krenari.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

konomi nxenesit me aftesi te kufizuara kane nevoje per mesues ndihmes te qendrueshem 6931e306d7678
Lajmi i mëparshëm

Konomi: Nxënësit me aftësi të kufizuara kanë nevojë për mësues ndihmës të qëndrueshëm

kusari shprehjet e sami lushtakut te rrezikshme per krejt grate ne domenin publik 6931e360e4bb4
Lajmi i radhës

Kusari: Shprehjet e Sami Lushtakut, të rrezikshme për krejt gratë në domenin publik

Të fundit nga

ShkoLartë