99 shkelje trafiku arrestime dhe gjoba per zhurme te larte 6898894034f95

99 shkelje trafiku, arrestime dhe gjoba për zhurmë të lartë

August 10, 2025
1 minut lexim

Shkup, 10 gusht – Më 09/10.08.2025, në periudhën nga ora 18:00 deri në 02:00, nëpunës policorë nga SPB Shkup realizuan një aksion kontrollues të shtuar në fushën e komunikacionit, si dhe për ruajtjen e gjendjes së sigurisë në territorin e qytetit të Shkupit.

Gjatë kontrollit u konstatuan 99 kundërvajtje në komunikacion, nga të cilat 11 automjete u ngritën me automjetin special “Merimanga”, u sekuestruan dy automjete për shkak të shkaktimit të zhurmës së madhe, u arrestuan dy të mitur për verifikimin e identitetit, mosndalimin në shenjën “Stop” dhe drejtimin e automjetit pa patentë shoferi.

Katër persona u privuan nga liria pasi gjatë kontrollit tek ata u gjetën lëndë narkotike.

Në koordinim me inspektorët për mjedisin jetësor është kryer matja e nivelit të zhurmës në objektet hotelierike.

Gjatë matjeve u konstatua se dy objekte hotelierike në zonën qendrore të qytetit kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me muzikë me zë të lartë, për të cilat u përpiluan procesverbale për shkeljet e konstatuara.

Gjithashtu, gjatë natës së kaluar janë kontrolluar edhe objekte hotelierike në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ku u verifikua dokumentacioni përkatës.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ushtria e korese se jugut eshte tkurrur per 20 per qind ne gjashte vjetet e fundit 689885f88a14e
Lajmi i mëparshëm

Ushtria e Koresë së Jugut është tkurrur për 20 për qind në gjashtë vjetët e fundit

bllokohen 34 mjete lundruese shpetohen 19 persona qe u rrezikohej jeta ne det 68988ad7ad958
Lajmi i radhës

Bllokohen 34 mjete lundruese, shpëtohen 19 persona që u rrezikohej jeta në det

Të fundit nga

ShkoLartë