70 e tetovareve rregullisht e paguajne ujin e pijshem pagesa e mbeturinave u rrit vetem pasi u moren masa juridike 696e7a1acacb3

70% e tetovarëve rregullisht e paguajnë ujin e pijshëm, pagesa e mbeturinave u rrit vetëm pasi u morën masa juridike

January 19, 2026
1 minut lexim

Tetovë, 19 janar – 70% e qytetarëve të Tetovës i paguajnë faturat e ujit, ndërsa pjesa tjetër ka borxh në ndërmarrjen publike komunale “Sharri”. Nga ndërmarrja pohojnë se qyteti është duke u furnizuar rregullisht me ujë të pijshëm dhe kohëve të fundit nuk ka ndërprerje. Apelojnë që faturat të paguhen.

“Në krahasim me vitet e kaluara kemi një gjendje më stabile rreth 70% kemi dhe apeloj tek ato 30% që nuk paguajnë të paguajnë obligimet që i kanë ndaj ndërmarrjes së ujësjellësit, pasi dukshëm është përmirësuar edhe gjendja e ujit në qytet nuk ka problem të mëparshme që i kishim. Tani kemi ujë të pijshëm çdo ditë dhe çdo lagje është furnizuar me ujë të pijshëm”, u shpreh Valon Zeqiri – drejtor i NPK “Sharri”.

Por nëse shumica paguajnë për ujë, kështu nuk bëjnë për pagesat e mbeturinave, të cilat tash me koncesion publik i menaxhon kompania Saubermacher. Nga NPK “Tetova” na thanë se vetëm 35% e tetovarëve kanë paguar rregullisht faturat, por pas marrjes së masave juridike nga kompania private, pagesa në vitin 2025 ka shkuar në 55%.

“Realizimi mujor është nënë 35% kurse vjetor në vitin 2024 dhe 2025 në faturimit total ka arritur 55%, këtu e dimë se janë marrë dhe masa juridike për qytetarët që nuk paguajnë dhe për atë kemi një rritje gjatë vitit 2025. Gjendja me rrogat është zero-zero dhe jemi duke punuar që gjatë javës që vjen të mbyllim edhe muajin e 12”, deklaroi Samet Bislimi – drejtor i NPK “Tetova”.

NPK “Sharri” menaxhon vetëm ujësjellësin në qytet, pasi që shumica e fshatrave të Tetovës, ujin e pijshëm e menaxhojnë vetë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shuhet ne moshen 93 vjecare stilisti italian i modes valentino garavani 696e755152282
Lajmi i mëparshëm

Shuhet në moshën 93-vjeçare stilisti italian i modës, Valentino Garavani

berisha akuza mazhorances parti e krimit hiqini imunitetin zv kryeministres eshte edhe ne kongresin e shba ve 696e880c7002a
Lajmi i radhës

Berisha akuza mazhorancës: Parti e krimit, hiqini imunitetin zv/kryeministres, është edhe në Kongresin e SHBA-ve!

Të fundit nga

KPK mblidhet nesër, ky është rendi i ditës

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) të martën mban mbledhjen e parë për këtë vit, në të cilin në rend dite është vendimi për shpalljen e thirrjes publike për kandidatura për kryesues dhe
ShkoLartë