berisha akuza mazhorances parti e krimit hiqini imunitetin zv kryeministres eshte edhe ne kongresin e shba ve 696e880c7002a

Berisha akuza mazhorancës: Parti e krimit, hiqini imunitetin zv/kryeministres, është edhe në Kongresin e SHBA-ve!

January 19, 2026
1 minut lexim

Sesioni i ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta politike, pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me deputetët e opozitës, bllokuan foltoren e Kuvendit.

Shkak për këtë është bërë pjesëmarrja e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, e cila ishte e pranishme në sallë.

Gjatë fjalës së tij në videolive, Berisha akuzoi mazhorancën dhe qeverinë Rama për kapje të institucioneve dhe lidhje me krimin e organizuar, duke iu drejtuar:

“Të gjithë jeni Lubia! Ngrihuni në këmbë dhe thërrisni: Jemi Lubi! Partia në pushtet, partia e krimit, po përballet me testin më serioz të shtetit të së drejtës”, u shpreh Berisha.

Kryetari i PD iu referua drejtpërdrejt zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke deklaruar:

Zv/kryeministrja Balluku është në Kongresin e SHBA-ve dhe ju jeni Ballukë të gjithë. Asaj dhe kryeministrit Edi Rama potencialisht nuk po u hiqni imunitetin”. Sipas Berishës, qëndrimi i mazhorancës përbën mbrojtje politike dhe cenon parimet e shtetit të së drejtës.

Opozita ka këmbëngulur prej ditësh në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, me qëllim hapjen e procedurave për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Sipas opozitës, kërkesa lidhet me hetimet e SPAK për çështjen e Tunelit të Llogarasë dhe disa lote të projektit të Unazës së Madhe në Tiranë, për të cilat  Balluku është marrë e pandehur.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

70 e tetovareve rregullisht e paguajne ujin e pijshem pagesa e mbeturinave u rrit vetem pasi u moren masa juridike 696e7a1acacb3
Lajmi i mëparshëm

70% e tetovarëve rregullisht e paguajnë ujin e pijshëm, pagesa e mbeturinave u rrit vetëm pasi u morën masa juridike

barcelona e interesuar per portierin e real sociedadit 696e8859d167f
Lajmi i radhës

Barcelona e interesuar për portierin e Real Sociedadit

Të fundit nga

Rritet fluksi në Aeroport

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” po shënon rritje të vazhdueshme të numrit të udhëtarëve gjatë sezonit veror. Krahas mërgimtarëve që kthehen për pushime, vendi po mirëpret edhe gjithnjë e më shumë turistë të
ShkoLartë