60 police do te mjaftonin gjyqtaret ndjehen te pasigurt kerkohet nje polic ne cdo kat te gjykates por ska

“60 policë do të mjaftonin”/ Gjyqtarët ndjehen të pasigurt, kërkohet një polic në çdo kat të gjykatës, por s’ka buxhet

January 22, 2026
1 minut lexim

Siguria vijon që të mbetet shqetësim serioz për togat e zeza në godinat ku japin drejtësi në emër të republikës.

Nënkryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha, në një bashkëbisedim me gazetarët theksoi kërkesat e vazhdueshme që ka bërë për prezencë të policisë në gjykatë dhe në ruajtjen e ambienteve

“60 punonjës policie do të mjaftonin për sigurinë tonë. Duam nga një polic për kat.  Godinat e gjykatave ku ka prova të rëndësishme pasdite i ruan Zoti’, tha Hoxha.

Përveç sigurisë, një tjetër problem shqetësues sipas nënkryetarit të gjykatës është edhe mungesa e ambienteve, aktualisht në gjykatën penale operohet vetëm me 3 salla.

“Nevojë ulëritëse për ambiente. Kemi kërkuar buxhet na i kanë aprovuar vetëm 10%”, shprehet ai.

Aktualisht gjykata e Tiranës funksionon me 55 gjyqtarë nga 80 që ka organika çka reflekton në punën e përditshme të gjyqtarëve dhe në zgjatjen e kohës së qytetarëve duke pritur drejtësi.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rriten te ardhurat e ekipeve ne europe 6972449a0959f
Lajmi i mëparshëm

Rriten të ardhurat e ekipeve në Europe

lladrovci perkujton sulmin e dyte kunder jasharajve 6972459f1f58d
Lajmi i radhës

Lladrovci përkujton sulmin e dytë kundër Jasharajve

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat
ShkoLartë