Siguria vijon që të mbetet shqetësim serioz për togat e zeza në godinat ku japin drejtësi në emër të republikës.
Nënkryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha, në një bashkëbisedim me gazetarët theksoi kërkesat e vazhdueshme që ka bërë për prezencë të policisë në gjykatë dhe në ruajtjen e ambienteve
“60 punonjës policie do të mjaftonin për sigurinë tonë. Duam nga një polic për kat. Godinat e gjykatave ku ka prova të rëndësishme pasdite i ruan Zoti’, tha Hoxha.
Përveç sigurisë, një tjetër problem shqetësues sipas nënkryetarit të gjykatës është edhe mungesa e ambienteve, aktualisht në gjykatën penale operohet vetëm me 3 salla.
“Nevojë ulëritëse për ambiente. Kemi kërkuar buxhet na i kanë aprovuar vetëm 10%”, shprehet ai.
Aktualisht gjykata e Tiranës funksionon me 55 gjyqtarë nga 80 që ka organika çka reflekton në punën e përditshme të gjyqtarëve dhe në zgjatjen e kohës së qytetarëve duke pritur drejtësi.
Top Channel
Burimi: top-channel.tv


