55 masa ndaj motociklisteve dhe drejtuesve te trotineteve ndalohen 6 persona 6a4a2ce914096

55 masa ndaj motoçiklistëve dhe drejtuesve të trotineteve, ndalohen 6 persona

July 5, 2026
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë një aksioni të realizuar mbrëmjen e 4 korrikut në Shtip, janë shqiptuar gjithsej 55 masa ndaj drejtuesve të mopedëve, motoçikletave, katërçikleve dhe trotineteve elektrike për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Sipas MPB-së, pjesa më e madhe e sanksioneve, 35 gjithsej, u shqiptuan ndaj motoçiklistëve që qarkullonin pa helmetë mbrojtëse, ndërsa gjashtë persona, njëri prej tyre i mitur, u ndaluan për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”. Gjatë kontrollit u sekuestrua edhe një motoçikletë me leje qarkullimi të skaduar.

“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë në mënyrë të përpiktë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sa kushtoi dasma e taylor swift dhe travis kelce 6a4a2a3b88f41
Lajmi i mëparshëm

Sa kushtoi dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

pas 26 vitesh rikthehet shkolla e mesme policore mpb hap konkurs per 200 nxenes 6a4a2e4e24980
Lajmi i radhës

Pas 26 vitesh rikthehet shkolla e mesme policore, MPB hap konkurs për 200 nxënës

Të fundit nga

ShkoLartë