55 aksidente trafiku dhe mbi 2 mije tiketa te shqiptuara 6965fe8f6923b

55 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara

January 13, 2026
1 minut lexim

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar se janë evidentuar gjithsej 55 aksidente trafiku, nga të cilat nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet. Janë regjistruar 18 aksidente me persona të lënduar dhe 37 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të zbatimit të ligjit dhe rritjes së sigurisë në trafik, Policia ka shqiptuar 2,172 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme.

Po ashtu, janë arrestuar 22 persona, ndërsa 11 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur persona në ndalim policor dhe as persona të dërguar në vuajtje të dënimit.

Institucionet e rendit publik vazhdojnë angazhimin e tyre për parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama ne abu dhabi presidenti zayed al nahyan mik i madh i shqiperise 6965fc73b0bd2
Lajmi i mëparshëm

Rama në Abu Dhabi: Presidenti Zayed Al Nahyan, mik i madh i Shqipërisë

banoret e gozhdojne mirin burri 46 vjec bie ne dashuri me vajze 23 vjece turp te te vij 6965ffb2056ed
Lajmi i radhës

Banorët ‘e gozhdojnë’ Mirin: Burri 46 vjeç bie në dashuri me vajzë 23 vjeçe, turp të të vij

Të fundit nga

ShkoLartë