50 milione euro dhe dy futbolliste 6979ef0263c75

50 milionë euro dhe dy futbollistë

January 28, 2026
1 minut lexim

Emri i Julian Alvarez po kthehet gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes së merkatos europiane, teksa vera e ardhshme pritet të sjellë zhvillime të mëdha për të ardhmen e sulmuesit argjentinas.

Edhe pse sezoni aktual nuk ka qenë më i miri i tij në aspektin statistikor, me 11 gola në 29 ndeshje, interesimi për kartonin e tij nuk ka rënë, përkundrazi.

Barcelona prej kohësh e konsideron Alvarez-in si objektivin kryesor për repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm, por tashmë në garë është futur fuqishëm edhe Paris Saint-Germain.

Sipas raportimeve të “Fichajes”, klubi francez është gati të paraqesë një ofertë shumë të rëndë për Atletico Madridin: 50 milionë euro cash, plus dy lojtarë, Gonçalo Ramos dhe Kang-In Lee.

Sipas vlerësimeve të tregut, sulmuesi portugez Gonçalo Ramos vlerësohet rreth 35 milionë euro, ndërsa mesfushori koreano-jugor Kang-In Lee rreth 25 milionë euro.

Kjo e çon ofertën totale të PSG-së në mbi 100 milionë euro, një shifër që e vendos klubin parisien në avantazh të qartë financiar ndaj konkurrencës.

Edhe pse preferenca personale e Julian Alvarez, në rast largimi nga Atletico Madrid, mbetet një transferim te Barcelona, fuqia ekonomike e PSG-së mund të rezultojë vendimtare në negociatat me “Colchoneros”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

robert berisha sot ka ditelindjen kjo eshte mosha e tij 6979e26f0055b
Lajmi i mëparshëm

Robert Berisha sot ka ditëlindjen, kjo është mosha e tij

vjen nje paralajmerim per ldk ne rreth kuvendit te 31 janarit analisti ka nje porosi per
Lajmi i radhës

Vjen një paralajmërim për LDK-në rreth Kuvendit të 31 janarit – analisti ka një porosi për Abdixhikun!

Të fundit nga

A i duhen arkeologë Kosovës?

Trashëgimia kulturore e Kosovës përbën një nga shtyllat kryesore të identitetit historik, kulturor dhe shpirtëror të vendit. Ajo përfshin monumente arkeologjike, arkitektonike, historike dhe artistike, të cilat kërkojnë mbrojtje, studim dhe menaxhim
ShkoLartë