5 vjet ndalese akomodimi ne konvikt nese futni alkool ose droge 6a50c5b1a24b1

5 vjet ndalesë akomodimi në konvikt nëse futni alkool ose drogë

July 10, 2026
1 minut lexim
studentski dom goce delchev 4 scaled 1

Në Kuvend janë dorëzuar ndryshime në Ligjin për standardin studentor, me të cilat ashpërsohen kushtet për akomodim në konviktet shtetërore dhe përcaktohet kufiri maksimal i moshës prej 30 vjeç për përfitimin dhe shfrytëzimin e një vendi në konvikt, transmeton Portalb.mk.

Ndryshimet e propozuara parashikojnë masa disiplinore dhe ndalime të qëndrimit në rast të shkeljes së rregullave të konviktit, si:

pirja e duhanit në dhoma;
futja dhe konsumimi i alkoolit;
dëmtimi i inventarit;
lëshimi i muzikës me zë të lartë;
mosmbajtja e higjienës.
Për shkelje më të rënda mund të shqiptohet ndalim i përdorimit të shërbimeve të të gjitha konvikteve studentore në territorin e shtetit për një periudhë nga një deri në pesë vjet.

Shkelje të tilla përfshijnë, ndër të tjera:

futjen dhe përdorimin e alkoolit në dhoma;
dhënien e dhomës një personi tjetër kundrejt përfitimit material;
mospagesën e rregullt të qirasë.
Ndryshimet parashikojnë sanksione edhe për:

mosraportimin me kohë të defekteve në pajisje që mund të shkaktojnë dëme materiale;
futjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike;
mosrespektimin e rregullave për mbrojtje nga sëmundjet;
mosrespektimin e masave kundër zjarrit dhe shpërthimeve;
përdorimin ose veprimet me substanca helmuese dhe materiale të tjera të rrezikshme;
shkeljen e rregullave për mbrojtjen e mjedisit.
Ndalime do të pasojnë edhe për sjellje fyese, kërcënuese, agresive ose të dhunshme, keqtrajtim fizik apo psikologjik, ngacmim, diskriminim dhe forma të tjera të sjelljes së papërshtatshme, ndërsa në propozim janë përfshirë edhe shkelje të tjera shtesë.

Ndryshimet në Ligjin për standardin studentor, të dorëzuara para tre ditësh, mbajnë nënshkrimin e katër deputeteve nga VMRO-DPMNE.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sali dhe mihajlova diskutojne thellimin e bashkepunimit per programet evropiane 6a50c46226695
Lajmi i mëparshëm

Sali dhe Mihajlova diskutojnë thellimin e bashkëpunimit për programet evropiane

Të fundit nga

ShkoLartë