40 vjecari rremben dhe abuzon dy adoleshentet i pikasi kur po hynin ne apartament dhe i kercenoi me kacavide 6895ff357284d

40-vjeçari rrëmben dhe abuzon dy adoleshentet/ I pikasi kur po hynin në apartament dhe i kërcënoi me kaçavidë

August 8, 2025
1 minut lexim

Një 40-vjeçar u arrestua në Itali për sulm seksual, rrëmbim dhe grabitje.

Të enjten në mbrëmje, dy vajza, të moshës 15 dhe 16 vjeç po ktheheshin në shtëpinë kur një burrë iu afrua në ashensor.

Pasi priti që dy vajzat të hapnin derën e apartamentit, 40-vjeçari i kërcënoi me një kaçavidë, duke i mbyllur brenda, sipas medias vendase.

Nën kërcënimin e kaçavidës, ai i detyroi dy të miturat të kryenin akte seksuale dhe të pinin alkool.

I frikësuar nga kthimi i prindërve, 40-vjeçari iku pasi u vodhi telefonat celularë dhe disa sende me vlerë.

Kërkimi për burrin filloi menjëherë dhe karabinierët e gjetën atë duke ecur në rrugë.  40-vjeçari ishte tashmë i njohur për forcat e rendit. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën telefonat celularë dhe sendet e vjedhura, si dhe kaçavidën e përdorur dhe disa lidhëse kabllosh. Burri u dërgua në burgme urdhër të Prokurorisë Publike të Monzës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

osmani takon dredhza brainen kosova me vajzat tona ne majat e botes edhe ne siguri kibernetike 6895fe0d460c6
Lajmi i mëparshëm

Osmani takon Dredhza Brainën: Kosova me vajzat tona në majat e botës edhe në siguri kibernetike

qmk qytetaret do te marrin sot nje sms mesazh testues 689602421a9aa
Lajmi i radhës

QMK: Qytetarët do të marrin sot një SMS mesazh testues

Të fundit nga

Pep Guardiola nderon James Milnerin

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lavdëruar mesfushorin veteran James Milner për arritjen historike. Në konferencën për shtyp, Guardiola tha: “Para se të fillojmë konferencën, më lejoni të them fjalët e

Reagon KF Bashkimi: Stop shovenizmit në futboll!!

Skuadra e Bashkimit nga Kumanovës ka reaguar pas ndeshjes kundër Vardarit, duke potencuar se në minutat e fundit të takimit tifozët vendas përdorën thirrje ofenduese në baza nacionale. Sipas klubit kumanovar, janë dëgjuar thirrjet
ShkoLartë