37 vatra zjarri te regjistruara sot ne kosove 18 ende aktive 6898a9141d4bb

37 vatra zjarri të regjistruara sot në Kosovë, 18 ende aktive

August 10, 2025
1 minut lexim

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar për situatën me zjarret në vend për sot brenda 6 orëve (8:00 – 14:00).

Sipas të dhënave të pranuara në Qendrën Operative të Agjencisë, janë regjistruar gjithsej 37 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 18 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 19 janë lokalizuar.

AME thotë se menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve dhe angazhimin e tyre në terren në përballje me zjarret.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

detaje nga perleshja ne tetove ku mbeti i vrare nje person 6898a89bdb676
Lajmi i mëparshëm

Detaje nga përleshja në Tetovë, ku mbeti i vrarë një person

dua lipa ndan fotografi nga pushimet ne bregdetin shqiptar para se te festoje 30 vjetorin 6898aa40134a4
Lajmi i radhës

Dua Lipa ndan fotografi nga pushimet në bregdetin shqiptar, para se të festojë 30-vjetorin

Të fundit nga

ShkoLartë