36 vjet nga deklarata kushtetuese e 2 korrikut 6a45fbf30caf2

​36 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut

July 2, 2026
1 minut lexim

Sot mbushen 36 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Në këtë ditë historike, Kosova është shpallur njësi e veçantë, në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Deklarata e 2 Korrikut 1990 ishte akti që do të shënojë hapin historik institucional të pavarësimit të Kosovës, i cili u zhvillua jashtë objektit të Parlamentit, në kushte të rrethimit nga forca të mëdha policore e ushtarake.

Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë në kuadër të federatës apo konfederatës jugosllave, e shpallën në Prishtinë 111 delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës.

Deklarata shënon edhe pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar që të trajtohet si e barabartë me republikat e atëhershme në federatën jugosllave.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nje kod veshjeje dhe shume sekrete qe po merzisin te ftuarit cthuhet per dasmen e taylor swift 6a45a91dbb8ac
Lajmi i mëparshëm

Një kod veshjeje dhe shumë sekrete që po mërzisin të ftuarit: Ç’thuhet për dasmën e Taylor Swift

ne 1000 para kuvendit ne 1900 para kryeministrise mbahet sot protesta e 33 te shqiptaret kerkojne doreheqjen e rames 6a45fc4f23007
Lajmi i radhës

Në 10:00 para Kuvendit, në 19:00 para Kryeministrisë/ Mbahet sot protesta e 33-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Të fundit nga

ShkoLartë