31 zjarre ne maqedonine e veriut dy ende aktive flaket kalojne edhe ne kosove 6a9bcf0e57fab

31 zjarre në Maqedoninë e Veriut, dy ende aktive: flakët kalojnë edhe në Kosovë

September 5, 2026
1 minut lexim
zjarr 1

Maqedonia e Veriut vijon të përballet me zjarre në hapësira të hapura. Deri sot në orën 07:30 janë regjistruar gjithsej 31 vatra zjarri në territorin e vendit, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Nga 31 zjarret e regjistruara, dy janë ende aktive, pesë janë nën kontroll, ndërsa 24 janë shuar. Një nga vatrat aktive ndodhet në fshatin Graçan, në Komunën e Gjorçe Petrovit, ku flakët kanë kaluar edhe në territorin e Kosovës. Vatra tjetër aktive është në zonën Kajorec, pranë fshatit Belicë, në Komunën e Makedonski Brodit. Ndërkohë, pesë zjarre janë nën kontroll në Strugë, Saraj, Çuçer-Sandevë, Kratovë dhe Dellçevë. Sipas QMK-së, 24 zjarret e tjera të raportuara gjatë periudhës së fundit janë shuar.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje surprize e vecante nga jay z i uron beyonce s ditelindjen e 45 te me fishekzjarre dhe kenge 6a9bcb1ed6792
Lajmi i mëparshëm

Një surprizë e veçantë nga Jay Z, i uron Beyonce-s ditëlindjen e 45-të me fishekzjarre dhe këngë

Të fundit nga

ShkoLartë