3 ne 4 adoleshente flasin cdo dite me shoke virtuale 687ed09cd1c38

3 në 4 adoleshentë flasin çdo ditë me shokë virtualë

July 22, 2025
1 minut lexim

Adoleshentët amerikanë po krijojnë shoqëri të reja jo me njerëz realë, por me inteligjencën artificiale. Një raport i ri nga organizata Common Sense Media zbulon se 3 në 4 adoleshentë në SHBA, të moshës 13 deri në 17 vjeç, kanë komunikuar të paktën një herë me një “mik virtual” të krijuar nga IA.

Ky alarm vjen pak ditë pas lançimit të Grok, inteligjencës artificiale të Elon Musk, e projektuar për të krijuar miq virtualë që zhvillojnë biseda, japin këshilla, krijojnë ndërveprime miqësore apo edhe romantike – një hap që po konsiderohet i rrezikshëm sidomos për të miturit. Sipas raportit, më shumë se 50% e adoleshentëve komunikojnë çdo ditë me këta “shokë artificialë”, ndërsa 25% e tyre kanë pranuar se ndajnë edhe sekretet personale me ta.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo prirje mund të ndikojë seriozisht në mënyrën se si të rinjtë ndërtojnë marrëdhënie, duke ndikuar në shëndetin e tyre mendor, mënyrën e komunikimit dhe lidhjen me realitetin social.

Megjithatë, lajmi i mirë është se, pavarësisht këtij përdorimi masiv, rreth 80% e adoleshentëve thonë se ende preferojnë të kalojnë kohë me miqtë e tyre të vërtetë. Një tregues ky se realiteti, ndonëse gjithnjë e më shumë digjital, ende nuk e ka humbur tërësisht kontaktin me njerëzoren.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sarande shperthim me eksploziv prane baneses se nje personi ne kerkim dyshohet se 687ecf353ab87
Lajmi i mëparshëm

Sarandë/ Shpërthim me eksploziv pranë banesës së një personi në kërkim, dyshohet se…

stuhi te fuqishme godasin sllovenine mijera banore pa energji elektrike 687ed0d8614eb
Lajmi i radhës

Stuhi të fuqishme godasin Slloveninë, mijëra banorë pa energji elektrike

Të fundit nga

ShkoLartë