29 vjecarja humb jeten ne spitalin e tetoves 6898760b2f66b

29-vjeçarja humb jetën në Spitalin e Tetovës

August 10, 2025
1 minut lexim

Një vajzë 29-vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Tetovës.

Sipas burimeve nga ky institucion, dyshohet se para se të paraqitej në spitalin publik, ajo kishte marrë terapi në spitale private.

Stafi mjekësor bën të ditur se pacientja është pranuar në repartin e urgjencës rreth orës 03:00, në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas ndërhyrjeve të para, ajo është transferuar në repartin e Infektives, ku ka ndërruar jetë.

Nga Spitali i Tetovës kanë konfirmuar rastin për TS, duke theksuar se vetëm pas kryerjes së obduksionit do të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.

Autoritetet shëndetësore nuk kanë dhënë ende detaje shtesë rreth terapive që e ndjera ka marrë para se të shtrohej në spitalin publik.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sulmi ndaj kengetarit shpat kasapi policia jep detaje 689871d15149f
Lajmi i mëparshëm

Sulmi ndaj këngëtarit Shpat Kasapi, policia jep detaje

rinisin zjarret sot jane regjistruar 22 vatra zjarri 6898760f3818c
Lajmi i radhës

Rinisin zjarret, sot janë regjistruar 22 vatra zjarri

Të fundit nga

ShkoLartë