29 shtatori data vendimtare per erion veliajn pritet qe spak ti komunikoje akuzat 6880979e0a435

29 shtatori, data vendimtare për Erion Veliajn! Pritet që SPAK t’i komunikojë akuzat

July 23, 2025
1 minut lexim

Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ka marrë zyrtarisht të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.



Siç raportohet, Prokuroria ka kërkuar zgjatjen e afateve hetimore deri më 29 shtator për çështjen ndaj tij, ndërkohë, këtë mëngjes, 23 korrik, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është marrë zyrtarisht e pandehur dhe i janë komunikuar akuzat në prani të avokatit të saj, Maks Haxhia.

Në orën 11:00 pritet t’i komunikohen zyrtarisht akuzat edhe kryebashkiakut Veliaj, megjithatë sipas burimeve, ai nuk do të jetë i pranishëm dhe do të përfaqësohet vetëm nga avokatët e tij.

Veliaj është vënë në hetim nga SPAK disa muaj më parë dhe që prej 10 shkurtit, kur u arrestua, qëndron në paraburgimin e Durrësit.

Kujtojmë se dje, 22 korrik, në një reagim zyrtar ekipi ligjor i kryebashkiakut hodhi akuza në drejtim të SPAK, se po shkel sekretin hetimor dhe po përpiqet të ndikojë publikun në dëm të klientit të tyre.

Ata theksuan po ashtu se pritet përfundimi i hetimeve dhe njoftimi zyrtar i akuzave nga SPAK, si mundësia e parë për të shqyrtuar provat dhe për të kundërshtuar ligjërisht akuzat ndaj Erion Veliajt. /tvklan.al

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen pensionet rriten dinjiteti kthehet 688095fa0e3ba
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Pensionet rriten, dinjiteti kthehet!

raporti 24 oresh i policise ja cfare thuhet per arrestimin e meriton mjekiqit 68809ae64d821
Lajmi i radhës

Raporti 24-orësh i policisë, ja çfarë thuhet për arrestimin e Meriton Mjekiqit

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë