vlen pensionet rriten dinjiteti kthehet 688095fa0e3ba

VLEN: Pensionet rriten, dinjiteti kthehet!

July 23, 2025
1 minut lexim

Shkup, 23 korrik – Qeveria e dalë nga vullneti i qytetarëve po e dëshmon çdo ditë se ndryshimi nuk është slogan, por realitet që preket. Në mbledhjen e djeshme qeveritare, është miratuar propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, një vendim thelbësor për përmirësimin e kushteve të jetesës së pensionistëve tanë.

Pas shumë vitesh premtime të pambajtura, më në fund kemi një qeveri që vepron.

Vetëm në 1 vit të qeverisjes sonë, pensionet janë rritur me 5.000 denarë, duke u ardhur në ndihmë mbi 340.000 qytetarëve. Me ndryshimet e reja, nga shtatori pensionet do të rriten me mbi 1.000 denarë, ndërsa rritja e radhës prej 1.000 denarësh do të ndodhë në marsin e vitit të ardhshëm.

Kjo nuk është propagandë, por politikë me vizion dhe përgjegjësi. Sepse për VLEN-in, pensionistët nuk janë mjete për vota, por shtylla të dinjitetit shoqëror. BDI për 20 vjet i përdori të moshuarit për fotografi dhe premtime boshe. Ne i nderojmë me veprim!
Ata luajtën me ndjeshmëritë e kësaj kategorie VLEN po luan me kartën e përkushtimit, për çdo të moshuar që ka sakrifikuar për këtë vend.

Kjo është qeverisje që jep rezultat.
Kjo është VLEN.

Burimi: zhurnal.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

obsh paralajmeron per perhapjen e virusit chikungunya nga mushkonjat 688092ee37ad3
Lajmi i mëparshëm

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

29 shtatori data vendimtare per erion veliajn pritet qe spak ti komunikoje akuzat 6880979e0a435
Lajmi i radhës

29 shtatori, data vendimtare për Erion Veliajn! Pritet që SPAK t’i komunikojë akuzat

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat
ShkoLartë