26 vjet nga dhuna e spastrimet etnike kunder shqiptareve ne mitrovice 69839bb0b059e

26 vjet nga dhuna e spastrimet etnike kundër shqiptarëve në Mitrovicë

February 4, 2026
min lexim

Sot janë bërë 26 vjet nga vrasja e dhjetëra shqiptarëve dhe dëbimi i mijërave të tjerëve nga veriu i Mitrovicës. Atëkohë grupi i ashtuquajtur “Rojat e Urës” kishte organizuar dëbimin me dhunë të banorëve shqiptarë nga ajo pjesë. 

E sot tek ura e re për këmbësorë në Mitrovicë është vendosur pllaka përkujtimore në nderim të viktimave të Natës së Tmerrit. Kjo pllakë shënon 26-vjetorin e ngjarjes së rëndë e cila ndodhi në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të viti 2000.  Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, tha se kjo pllakë shërben si simbol kujtese dhe nderimi për viktimat, dhe si dëshmi e vuajtjeve dhe padrejtësive të përjetuara.

26 vite më parë, në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, përmes aksionit të organizuar nga grupi paraushtarak “Rojet e urës”, u krye spastrim etnik në zonën veriore të Mitrovicës, duke dëbuar dhunshëm rreth 12 mijë shqiptarë nga shtëpitë e tyre në jug të lumit Ibër e duke vrare e plagosur dhjetëra shqiptarë.

Luan Abrashi, i cili në atë kohë ishte vetëm 13 vjeç, ishte në mesin e atyre që humbën më të dashurit e tyre.

Në 26-vjetorin e Natës së Tmerrit, u vendos pllakë përkujtimore tek ura e re për këmbësorë, si një simbol përkujtimi për viktimat.

“Ne e pamë të rrugës që në kujtim të tyre të shpalosim këtë pllakë, për shkak se duhet të jetë e paharruar sakrifica dhe gjaku i derdhur i qytetarëve shqiptarë edhe pas çlirimit të Kosovës dhe prezencës së KFOR-it në Kosovë. Ata u vranë, civilë të pafajshëm, dhe fatkeqësisht edhe ato dy netë të pambrojtur, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë dhe ishin rikthyer në shtëpitë, banesat dhe pronat e tyre”, tha Faton Peci.

Në nderim të viktimave, në Qendrën e Kulturës u hap edhe ekspozita me fotografi, e cila dokumenton dhe tregon dhimbjen e asaj nate tragjike. Me këtë rast, kryetari Peci kërkoi që autorët të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.

“Unë mendoj që institucionet e rendit dhe drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare duhet që sa më parë aktorët të cilët kanë qenë organizatorë dhe protagonistë të këtyre krimeve të llahtarshme, sa më parë të jenë para sistemit të drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, tha ai.

Gjatë këtij aksioni u vranë 10 shqiptarë dhe u plagosën 25 të tjerë nga mosha 13 deri në 65 vjeç.

Në përkujtim të viktimave u ndezën edhe qirinj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbardhet drafti i amnistise penale cilat jane kategorite qe perfitojne perjashtohen ata qe jane ne rrjeten e gjkko 69839b948d3ba
Lajmi i mëparshëm

Zbardhet drafti i Amnistisë Penale, cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen ata që janë në ‘rrjetën’ e GJKKO

Adrian Hadribeaj 13
Lajmi i radhës

Adrian Hadribeaj, arkitekti i heshtur i MMA-së shqiptare

Të fundit nga

ShkoLartë