25 vatra zjarri ne 24 ore 4 aktive vijon beteja ne dajt priske mirdite dhe terbun 6a856070844f6

25 vatra zjarri në 24 orë, 4 aktive/ Vijon beteja në Dajt, Priskë, Mirditë dhe Tërbun

August 19, 2026
1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes deklaron se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 1 është nën monitorim.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 350 forca operacionale dhe 26 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura me 140 efektivë, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive janë në Dajt dhe Priskë në Tiranë, Lufaj në Mirditë dhe Tërbun në Pukë.

Në Dajt operacioni vijon me 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 15 zjarrfikës dhe 5 forca të Agjencisë së Mbrojtjes Civile. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Tërbun vijon angazhimi i strukturave vendore, vullnetarëve dhe Forcave të Armatosura, me mbështetjen e dy helikopterëve. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Ndërkohë, situata paraqitet në përmirësim edhe në disa prej vatrave të ditëve të fundit. Zjarret në Gurë-Lurë, Bruç të Matit, Tharri në Mirditë dhe Selenicë janë shuar plotësisht.

Në Qafë Helmes vijon monitorimi dhe ndërhyrja nga forcat lokale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kfor i lajmeron policine per traktorin afer kufirit me serbine vellezerit thone se po prenin dru 6a8560120ed1b
Lajmi i mëparshëm

KFOR-i lajmëron Policinë për traktorin afër kufirit me Serbinë, vëllezërit thonë se po prenin dru

sulm ajror izraelit ne gaza 6 palestineze te vrare mes tyre nje femije 6a8560d67511d
Lajmi i radhës

Sulm ajror izraelit në Gaza, 6 palestinezë të vrarë, mes tyre një fëmijë

Të fundit nga

ShkoLartë