2300 vite burg per rivalin e erdogan cmendet kryeprokurori ne stamboll e akuzoi per 142 vepra penale 6914c908b2073

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale

November 12, 2025
1 minut lexim

Në aktpadinë e tij shokuese ndaj rivalit më të madh të Rexhep Tajip Erdoganit, kryeprokurori publik i qytetit më të Turqisë e akuzoi  kryebashkiakun e njohur të Stambollit Ekrem Imamoglu për 142 vepra penale korrupsioni, të cilat diktojnë dënime me burgim që variojnë nga 828 deri në 2,352 vjet.

Rasti gjithëpërfshirës i korrupsionit që shënjestron Imamoglunë, përfshin mashtrim të dyshuar, ryshfet dhe krim të organizuar, sipas njoftimit të Prokurorisë, ku nënvizohet se një aktakuzë ishte përgatitur nga Byroja e Hetimit të Krimit të Organizuar si pjesë e një hetimi për atë që e përshkroi si “një organizatë kriminale”.

Imamoglu, një figurë kryesore e opozitës nga Partia Republikane Popullore (CHP) kryesore e opozitës turke dhe e konsideruar si rivali më serioz i presidentit Erdogan, u burgos në mars së bashku me 105 të tjerë si pjesë e një hetimi të gjerë. Ai mohon me forcë të gjitha akuzat, që për ndjekësit e tij kanë një sfond të qartë politik.

Kryeprokurori Akin Gurlek u tha gazetarëve se hetimi ka përfunduar dhe prokurorët kanë përpiluar një aktakuzë prej 3,900 faqesh që përshkruan 143 vepra të veçanta penale të cilat përfshijnë 402 të dyshuar.

”Ekrem Imamoglu është themeluesi dhe udhëheqësi i organizatës”, citohet të ketë thënë Gurlek, që shpjegoi se çështja përqendrohet tek akuzat për manipulim të tenderëve komunalë dhe blerje të paligjshme të pronave gjatë kohës së Imamoglut si kryetar bashkie.Prokurorët pretendojnë se krimet shtrihen në një dekadë, duke rezultuar në një humbje financiare publike në vlerë prej rreth 3.8 miliardë dollarë.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedia ajrore erdogan 19 trupa jane nxjerre nga vendi i rrezimit te avionit ushtarak turk 6914c756da027
Lajmi i mëparshëm

Tragjedia ajrore, Erdogan: 19 trupa janë nxjerrë nga vendi i rrëzimit të avionit ushtarak turk

veliaj ne burg rama kushtetuesja ti jape mundesine te beje detyren 6914cc144ba7c
Lajmi i radhës

Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë