200 mije firma ne mbeshtetje te krereve te uck dorezohet peticioni ne hage 69f918a225d8f

200 mijë firma në mbështetje të krerëve të UÇK, dorëzohet peticioni në Hagë

May 5, 2026
min lexim

Pak ditë para afatit zyrtar për shpalljen e vendimit për katërshen e UÇK-së, Speciales në Hagë i dorëzohen edhe mbi 200 mijë firmat e mbledhura në mbrojtje të vlerave të luftës.

Ky peticion kombëtar, i iniciuar dy muaj më parë, do të dorëzohet pranë Speciales, të mërkurën nga i kreu i veteranëve të luftës, Hysni Gucati.

“Forma e fundit pas protestave ose aktiviteti ynë pas protestave ka qenë kjo e peticionit. Për këtë peticion afërsisht janë mbledhur rreth 70 mijë nënshkrime në formën online edhe mendojmë që diku të formës fizike dhe online arrin diku mbi 200 mijë është numri i atyre që kanë nënshkruar kundër padrejtësisë që po ndodhë në Gjykatën Speciale.”

Syla thotë se ky peticion ka për qëllim ti dërgoi Speciales mesazhin se shqiptarët kundërshtojnë një gjykim politik.

“Ka qenë ideja që një far forme me i thënë kësaj gjykate që në qoftë se ju do të vendosni të zhvilloni atje një gjyq politik, shqiptarët kudo që ata jetojnë i thonë jo një gjykimi politik por të bazuar në fakte dhe dëshmi nëse ka, përndryshe jo në emrin tonë. Nuk mund të vendosni të gjykoni historinë e luftës tonë në emrin tonë, në emër të shqiptarëve.”

Edhe pse peticioni nuk ka efekt juridik, Syla thekson se është e rëndësishme që të pasqyrohet qëndrimi i shqiptarëve për procesin gjyqësor në Hagë.

“Meqë neve shumë personalitete ndërkombëtare na thanë që është shumë e rëndësishme edhe perceptimi i opinionit publik ose çfarë mendojnë qytetarët se çfarë po zhvillohet në Gjykatën Speciale atje, ne mendojmë që do të ketë një efekt në këtë aspekt, sepse efekt juridik ne e kuptojmë se peticioni nuk ka.”

Çështja kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është mbyllur tanimë dhe rasti është në duart e gjykatësve për vendim. Ata më 18 shkurt kanë thënë fjalët e tyre përfundimtare, ku janë deklaruar sërish të pafajshëm për të gjitha akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Edhe ekipet mbrojtëse të katërshes së UÇK-së kanë kërkuar ata të shpallen të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

19 maji është data e rregullt e shpalljes së vendimit nga togat e zeza, nëse nuk ka një kërkesë të tyre për kohë shtesë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ofendimet mes adit dhe mozes agai merr vendimin ekstrem cfare do te ndodhe me ta 69f912c22bf7d
Lajmi i mëparshëm

Ofendimet mes Adit dhe Mozës, Agai merr vendimin ekstrem, çfarë do të ndodhë me ta

jashari ideja per akademine shqiptare eshte e vjeter e nisi fadil sulejmani 69f919ee70aa9
Lajmi i radhës

Jashari: Ideja për Akademinë Shqiptare është e vjetër, e nisi Fadil Sulejmani

Të fundit nga

ShkoLartë