16 subjekte politike dy prej tyre koalicione konfirmojne pjesemarrjen deri me tash per zgjedhjet e 28 dhjetorit 692c814028334

​16 subjekte politike, dy prej tyre koalicione konfirmojnë pjesëmarrjen deri më tash për zgjedhjet e 28 dhjetorit

November 30, 2025
1 minut lexim

Deri më tani, e diel, 30 nëntor 2025, ora 18:00, gjashtëmbëdhjetë subjekte politike kanë plotësuar formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili është i ngjashëm me formularin e proceseve të kaluara zgjedhore, raporton KosovaPress.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka bërë të ditur për KosovaPress, se dy prej tyre janë koalicione: Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga tri parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga tri parti politike: Demokratska Stranka Boshnjaka (DSB), Boshnjaçka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).

Partitë politike që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë LDK, PDK, Kosovaki Nevi Romani Partia, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, KDTP, Partia Liberale Egjiptiane, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Socialdemokratska Unija – SDU, Lista Serbe Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Fjala, Nova Demokratska Stranka – NDS, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK).

Po ashtu, më 30 nëntor përfundon afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje. Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike, 24 nëntor – 7 dhjetor.

Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike, partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur, që aplikojnë për certifikim, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë, sonte në ora 23:59 përfundojnë afatet e periudhave të ndryshme për subjektet politike lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 28 dhjetor 2025. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdes futbollisti i talentuar shqiptar 692c81338a2f4
Lajmi i mëparshëm

Vdes futbollisti i talentuar shqiptar

aksident ne aksin lushnje rrogozhine digjet makina shpetojne mrekullisht nena me femijet 692c81f830074
Lajmi i radhës

Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, digjet makina, shpëtojnë mrekullisht nëna me fëmijët

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë