Një rast shqetësues i abuzimit ndaj një të miture është raportuar në Dellçevë të Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit të policisë, një 15-vjeçar dyshohet se kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme, pa pëlqimin e saj, vajzën 11-vjeçare, të cilën më pas e kishte kërcënuar dhe detyruar të fotografohej e t’i dërgonte fotografi me përmbajtje eksplicite.
Rastin në polici e ka denoncuar nëna e vajzës, 31-vjeçare, dje rreth orës 12:45.
Për ngjarjen janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale në Dellçevë.
Policia bëri të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrojë kallëzim përkatës.
Burimi: lajmpress.org



