15 vatra aktive me zjarre ne dumnice te podujeves kerkohet nderhyrja e kfor it 6897c814294e5

15 vatra aktive me zjarre – në Dumnicë të Podujevës kërkohet ndërhyrja e KFOR-it

August 10, 2025
1 minut lexim

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara deri më tash edhe 15 vatra vazhdojnë të jetë aktive me zjarre në gjithë vendin nga gjithsej 40 sa ishin gjatë ditës, njëzet e pesë prej të cilave janë lokalizuar.

Situata më e rënduar është regjistruar në Dumnicë të Podujevës, ku është kërkuar asistencë nga njësi të tjera. Në këtë operacion janë angazhuar njësitë e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës, ndërkohë që është bërë edhe kërkesë për ndërhyrje ajrore nga KFOR-i për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, raporton KosovaPress.

Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjedhjet lokale ne maqedonine e veriut do te mbahen me 19 tetor 6897c79c0e233
Lajmi i mëparshëm

​Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 19 tetor

sir elton john mohon planet per shfaqje hologramike dhe kujton miqesine me ozzy osbourne 6897c940ab558
Lajmi i radhës

Sir Elton John mohon planet për shfaqje hologramike dhe kujton miqësinë me Ozzy Osbourne

Të fundit nga

“OZR”, panair me prodhime vendore në Kumanovë

1 Kumanovë, 7 dhjetor – Oda Rajonale e Zejtarëve në Kumanovë në bashkëpunim me Departamentin për Planifikim Strategjik, Hartim Politikash, Monitorim dhe Zhvillim Ekonomik Lokal, pranë komunës së Kumnaovës, nga data 25
ShkoLartë